• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditet ‘banda e heroinës’ në Durrës, procedohet edhe një femër

by Java News
27/10/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe ka filluar procedimin në gjendje të lirë për një tjetër, pas dy operacioneve antidrogë të zhvilluara ditën e enjte.

Kështu, në pranga kanë rënë Nderim Mona, 52 vjeç dhe Arjan Abdyli 20 vjeç, ndërsa ka filluar procedimi për 31 – vjeçaren E.R., të gjithë nga qyteti i Durrësit.

Arrestimi i tyre erdhi pasi u kapën me 117 gramë heroinë dhe 18 doza, 1 peshore elektronike, 40.000 lekë të reja dhe 11 celularë.

Në një tjetër operacion në qytetin e Krujës, polica arriti të vinte në pranga Lik Kabilin, 64 vjeç. Atij iu sekuestruan gjatë kontrollit në banesë 22 kilogramë e 450 gramë kanabis të ndara në 5 thasë.

***

Gjatë 24 orëve të fundit nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë finalizuar dy operacione antidrogë të koduara” Vazhdimësia ” dhe ” Mafsheq “.

Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe tha se në këto operacione janë sekuestruar Heroinë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe aparate celularë.

Si dhe janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe proceduar në gjëndje të lirë një shtetase.

Më konkretisht: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor ku janë përdorur metodat speciale të hetimit, gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” Vazhdimësia”.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës;
• Arjan Abdyli 20 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:

• E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;
• 1 peshore elektronike;
• 40 000 lekë të reja;
• 11 aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar “Mafsheq”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij , Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të shtetasëve të arrestuar dhe proceduar kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë duke garantuar anonimatin e tyre si dhe reagimin e shpejtë dhe të paanshëm të Policisë.

a.ç

Next Post
Debati për Himarën, qeveria e vendosur për të çuar para projektin

Debati për Himarën, qeveria e vendosur për të çuar para projektin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

Është e vështirë të ndahesh me Uashingtonin: Pse kthesa e Kanadasë drejt mbrojtjes evropiane ka kufizime

October 27, 2026
“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

“I dënuari global” i njohur si nxitës dhe ekstremistë për deklaratat e tij, Ben-Gvir i Izraelit gati për fitore në zgjedhje

October 27, 2026
Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

Rivali që po trondit Netanyahun ka një alternativë të fortë për Kryeministër të Izraelit

October 27, 2026
Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

Gjyq historik në Kanada, të rinjtë i kërkojnë llogari qeverisë për krizën klimatike

October 27, 2026
Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

Gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës politike

October 27, 2026
As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In