• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Goditën me raketa avionin me 176 persona në bord, Irani nis kutitë e zeza drejt Ukrainës

by Java News
18/01/2020 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teherani pritet t’i dërgojë në Ukrainë kuti e zeza të aeroplanit të pasagjerëve që u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj.

Njoftimi u bë nga agjensia iraniane e lajmeve “Tasnim” të shtunën. Autoritetet iraniane janë gjithashtu të përgatitur që ekspertë nga Franca, Kanadaja e Shtetet e Bashkuara të ekzaminojnë të dhënat nga kutitë, njoftoi e njëjta agjenci.

Incidenti i 8 janarit shkaktoi vdekjen e të 176 personave që ndodheshin në avion.

“Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë“, tha Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Autoritetit iranian të Aviacionit Civil.

“Nëse kjo përpjekje do të jetë e pasuksesshme, atëherë kutitë e zeza do të dërgohen në Francë. Kutitë e zeza nuk do të lexohen në Iran”, shkruante agjencia “Tasnim” duke cituar zotin Rezaifar.

Pesëdhjetë e shtatë nga pasagjerët që humbën jetën ishin kanadezë. Kryeministri Justin Trudeau, i cili ka bërë presion për një hetim të plotë të incidentit, tha të premten se Irani duhet t’i dërgojë kutitë e zeza në Francë për shqyrtim. Franca është një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës së avioni, që siç tha ai kanë marrë dëmtime të rënda.

Irani është përballur me një krizë të thellë si jashtë ashtu edhe brenda vendit lidhur me ngjarjen për shkak se autoriteteve në Teheran iu deshën disa ditë deri sa të pranonin se ishte ushtria iraniane përgjegjëse për rrëzimin aksidental të avionit.

Incidenti ndodhi ndërsa Irani ndodhej në gjendje gatishmërie të lartë duke kryer një sulm hakmarrës ndaj SHBA-së për shkak të vrasjes së një gjenerali iranian. /e.s/

Next Post
Nga më romantiket tek ato historiket, 10 qytetet më të bukura të botës që duhet t’i vizitoni një herë në jetë

Nga më romantiket tek ato historiket, 10 qytetet më të bukura të botës që duhet t’i vizitoni një herë në jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In