• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Goditen grupet në Sarandë e Vlorë, tre në pranga për trafik droge

by A R
12/05/2019 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit njofton se ka finalizuar dy operacione antidrogë në Sarandë dhe në Vlorë.

Nëpërmjet operacioneve  “Shëndëllia” dhe “Kota”, janë sekuestruar 98 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa si dhe janë prangosur 3 persona.

Gjatë operacionit në fshatin Shëndëlli, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas (babë e birë) K.Ll dhe F.Ll (48 dhe 18 vjeç), për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre Policia gjeti dhe sekuestroi 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara kanabis sativa.

Sekuestrohen 98 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, 3 persona në pranga on Vidnews.

Në Vlorë, u finalizua operacioni antidrogë  i koduar “Kota”.

Në kuadër të këtij operacioni Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë bërë të mundur bllokimin e një  automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin rrugorë “Lapardha-Kotë”, ku nga kontrolli i ushtruar në të u gjet një sasi lënde narkotike me peshë totale 15 kilogramë e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin G.H., 31 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorive respektive Sarandë e Vlorë për veprime të mëtejshme.

/a.rada

Next Post
Guterres: Bota nuk po i bën gjërat siç duhet për të frenuar ngrohjen globale

Guterres: Bota nuk po i bën gjërat siç duhet për të frenuar ngrohjen globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com