• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

by A R
12/02/2026 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar atë si vizionar dhe një zgjidhje afatgjatë. Në dëgjesën publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Çela tha se megjithatë nevojitet një zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale që kanë institucionet. Ai përmendi Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën tha se nuk do të mund të funksionojë dot normalisht brenda 2 apo 3 viteve të ardhshme.

“Është një proces vizionar, mendoj se është zgjidhje afatgjatë dhe i përgjigjet pak a shumë atyre që janë nevojat tona, duke patur fleksibilitet edhe sa i përket rritjes organike të institucioneve. Shqetësimi im është që duke patur parasysh afatet që do të duhen për zhvillimin e projektit deri në përfundimin e tij, duhet të marrim parasysh nevojat që kanë institucionet deri në mbërritjen në pikën finale që kërkojnë zgjidhje të përkohshme. Kam parashtruar problemin e Prokurorisë së Shkallës së parë të Tiranës, ku për 2 apo 3 vite do të kemi pamundësi të funksionimit normal të saj. Mendoj se këto duhen mbajtur në konsideratë për të gjetur një zgjidhje të ndërmjetme”, u shpreh Çela.

Në përgjigje të tij, kryeministri Edi Rama tha se çështja do të shihet me prioritet në mënyrë  që, ndërkohë që ngrihen godinat e reja, institucionet të mund të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre.

“Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, nga përcaktimi i fituesit, projekti i detajuar dhe procesi për të zgjedhur kush do ta ndërtojë, do të duhet të mendohet fillimi i 2028 si momenti kur do fillojë ndërtimi dhe pa 3 vite të mira ajo nuk përfundon. Sigurisht që midis ditës së sotëm dhe asaj që ne po projektojmë është një 5-vjecar pa diskutim. Gjithsesi është zgjidhje përfundimtare afatgjatë. Nuk hy këtu edhe çfarë po mendojmë edhe për Durrësin apo për Fierin, janë disa pika të tjera që duam t’i zgjidhim me Korporatën Shqiptare të Investimeve. Sa i përket problematikave tani aktuale, do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë siç themi sepse nuk kemi se çfarë  bëjmë tjetër. Në këtë periudhë ku jemi duhen gjetur mundësitë që ju të punoni dhe përmirësoni ato kushte që janë sepse për të ndërtuar të rejat do kohën e vet. E kuptoj shqetësimin dhe do ta shohim me prioritet dhe ndërkohë që ndërtohet qendra e re, funksionet të kryhen edhe më mirë nga ç ‘kryhen sot”, deklaroi kryeministri.

Next Post
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

"Dy muaj pa marrë pagat", një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

“Akuzat ndaj UÇK, një turp dhe zhgënjim”, Meidani: Kuvendi i Kosovës të rishikojë rolin e Gjykatës Speciale

February 12, 2026
Aleanca ushtarake, Vengu i përgjigjet Vuçiç: Nuk është traktat i fshehtë në dëm të fqinjëve, por një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane!

Vengu: NATO njeh Korridorin 8 si korridor sigurie, Shqipëria në zemër të planeve strategjike

February 12, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Inflacioni në 2.3% në janar, shtyhet nga energjia dhe ushqimet

February 12, 2026
“1.7 mld lekë në dispozicion për pensionistët ”/ Ministrja Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit

Durana Tech Park/ Ibrahimaj: Sjell transformim ekonomik të vendit përmes inovacionit dhe teknologjisë

February 12, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In