• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gocat s’më kënaqën”/ Klientit maqedonas nuk i pëlqeu shërbimi, ja si u zbulua “çerdhja” e prostitucionit në Tiranë

by Java News
05/08/2022 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27-vjeçarja me inicialet M.H dhe 23-vjeçarja B.K janë dy menaxheret që u arrestuan këtë të premte, (5 gusht 2022) në kryeqytet, pasi qendra e masazhit që ato menaxhonin përdorej për prostitucion.

Së bashku me 2 të rejat në pranga ka përfunduar edhe një punonjës i qendrës, ndërsa 4 shtetas të tjerë po procedohen në gjendjë të lirë.

Sipas burimeve të OraNews, një shtetas maqedonas i cili kishte shkuar si klient në atë qendër masazhi ka telefonuar policinë pasi nuk kishte dalë i kënaqur nga shërbimi që i është ofruar.

Me të marrë telefonatën, policia e deri më tani nuk kishte ditur asgjë për aktivitetin që ushtronte qendra e masazhit, ka shkuar në rrugën “Teodor Keko” është futur brenda dhe ka arrestuar në flagrancë dy menaxhere, konkretisht 27-vjeçaren Malvina Hila dhe 23-vjeçaren Borana Koçi.

Shtetasi në fjalë prentendon se është mashtruar nga disa vajza në një qëndër masazhi, por hetimet e ndjekura nga komisariati nr 6 në Tiranë ka rezultuar se në fakt bëhet fjalë për një qendër prostitucioni.

Kjo qendër kishte aktivitet edhe në rrjetet sociale: Facebook dhe Instagram. Gjatë një kontrolli në faqen e kësaj qëndreje shikohen vajza gjysmë të zhveshura, të cilat në çdo postim shënonin numërin e telefonit për të kryer rezervime.

Sipas hetimeve të deritanishme kjo qëndër kishte një aktivitet të gjërë në fushën e prostitucionit e ndërsa po vijojnë kërkimet për lokalizmin dhe arrestimin e pronarit të saj, i cili është identifikuar si Mentor Musarai, i moshës 47 vjeç.

Shtetaset M.H dhe B.K menaxhonin qendrën e masazheve në pronësi të shtetasit M. M., në rrugën “Teodor Keko”, në të cilën ishin të punësuara shtetaset S. S., Z. A., Xh. Sh. dhe A. K.//m.j

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

Tre humbje jete nga COVID në Shqipëri, infektohen 808 qytetarë brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com