• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Goal”: Probleme të Emery për gabimet e Xhakës

by Java News
12/11/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ka treguar shenja përmirësimi këtë sezon, mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, nuk po arrin të shmangë disa gabime që po i kushtojnë “Topçinjve”. Në një opinion të Chris Wheatley, gazetar i mediumit të njohur sportiv “Goal”, është shtruar pyetja se sa Arsenali dhe trajneri i ri Unai Emery mund të durojnë gabimet e Xhakës.

Aty shkruhet se Xhaka është një enigmë e Arsenalit. Sipas “Goal”, Xhaka ka arritur të kthejë ndeshjet e mira që ka pasur në po aq ndeshje me gabime, transmeton Koha.net. Ky shkrim erdhi pas gabimit të Xhakës në barazimin 1 me 1 të Arsenalit me Wolverhamptonin të dielën.

Në këtë opinion theksohet se Xhaka hyri në ndeshje pas “një performance ndoshta më të mirën në fanellën e Arsenalit, atë kundër Liverpoolit herën e fundit në Premier Ligë”.

“Ardhja e Lucas Torreiras i ka dhënë më shumë liri reprezentuesit zviceran, pas disa ndeshjeve si mbrojtës i majtë me rezultate të përziera. Paraqitja ndaj ekipit të Jurgen Kloppit paralajmëroi se një lojtar më në fund po tregon veten në Londrën veriore.

Ai pati më së shumti pasime në fushë, më së shumti përmirësime, ndërhyrje dhe krahas Torreiras ishte çelës i ndaljes së finalistëve të sezonit të shkuar në Ligën e Kampionëve nga loja e tyre e rrjedhshme”, thuhet në këtë opinion që vazhdon se “në ndeshjen ndaj Wolverhamptonit, ishte Xhaka që ra në qendër të vëmendjes për gabime”.

“Pavarësisht se pati 89 për qind saktësi të pasimeve ndaj Wolvesit, mungesa e tij e koncentrimit në fillim, pasi mori një pasim nga Sead Kolasinac, ia mundësoi Ivan Cavaleiros të hapë rezultatin për mysafirët. Po të mos ishte goli i barazimit nga Henrikh Mkhitaryan katër minuta para fundit, do të ishte gabim që vendos ndeshjen”, shkruan më tej gazetari i “Goal”.

Kjo ishte një nga 29 rastet kur Xhaka kishte humbur posedimin ndaj skuadrës së Nuno Espirito Santos, duke humbur topin në më shumë raste se secili lojtar tjetër. Xhaka tani ka bërë pesë gabime që kanë çuar direkt në gola të Premier Ligës që kur debutoi për klubin më 2016. Asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë shifër.

Wheatley vazhdoi duke treguar përkrahjen që mori Xhaka nga Emery pas pyetjes për gabimin e lojtarit. “Ai pati angazhim të madh dhe tregoi karakter. Performancat e tij me kualitetin e tij janë të mira për ne. Na duhen të gjithë. Për mua dhe skuadrën, na duhet vazdhimësi. Mendoj se më e rëndësishmja është të rrisim vetëbesimin dhe të krijojmë pak nga pak me punë të mëdha. Mendoj se po e bëjmë këtë dhe edhe Xhaka po e bën”, kishte thënë Emery.

Mungesa e vazhdimësisë nga Xhaka është një sistem që po i ndodh edhe Arsenalit, sipas gazetarit të “Goal”. Asnjë skuadër e Premier Ligës nuk ka bërë më shumë gabime se Arsenali (17) që nga fillimi i sezonit të shkuar.

“Mbetet të shihet sa gjatë mund të jetë i durueshëm me Xhakën, trajneri i Arsenalit Emery. Aftësia e tij për të lidhur pjesën ofensive me gjuajtjet e lira sikur ajo ndaj Crystalit, shërbejnë si dëshmi se ai ka kapacitete për të dhuruar momente të mëdha nga asgjëja për të bërë dallimin.

Pavarësisht mungesës së eksperiencës krahasuar me lojtar që e kanë dëshmuar veten në tre turne ndërkombëtarë, lojtarët si Matteo Guendouzi dhe Ainsley Maitland-Niles i ofrojnë Emeryt alternativa nëse atij i humb durimi me Xhakën.

Edhe Aaron Ramsey mund të jetë pranë Torreiras, edhe pse uellsiani pritet të largohet nga klubi gjatë verës e Emery është i vendosur ta ruajë si alternativë për Mesut Ozilin”, shkruhet më tej.

“Në Emirates mund të këndohet që të kthehet Arsenali i vjetër, por defektet në mbrojtje që penguan Arsene Wengerin në sezonin e fundit të tij mbeten akoma, me Xhakën ndër fajtorët kryesorë”, ka shkruar më tej Wheatley, përgatiti Koha.(b.an)

Next Post
Prej një viti/“Forca e Ligjit” eliminon 13 banda

Prej një viti/“Forca e Ligjit” eliminon 13 banda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com