• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjysma e vaksinave të gripit u përthith nga popullata në vetëm tri javë

by A R
30/10/2024 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar vetëm tri javë nga shpërndarja e 280 mijë dozave të vaksinës së gripit sezonal dhe deri më tani rreth gjysma e sasisë është marrë nga popullata.

Shifrat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregojnë ritmet shumë të shpejta të marrjes së vaksinës antigrip. Grupet më të interesuara kanë qenë të sëmurët kronikë dhe moshat mbi 60 vjeç.

“Gati 47 për qind e dozave të ardhura nga totali prej 280 mijë është përthithur nga popullata e rekomanduar për kryerjen e vaksinës së gripit. Mbi 131 mijë doza janë aplikuar. Grupet e riskut janë kryesisht të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare, diabetikët, obezët. Moshat mbi 60–65 vjeç kanë pasur interesin më të lartë për të kryer vaksinën ndaj gripit sezonal,” tregon drejtuesja e ISHP-së, Eugena Tomini.

Sipas ISHP-së, në vend ende nuk është dedektuar qarkullimi i virusit të gripit në mostrat e dërguara për analizë.

“Ne nuk e kemi ndërprerë në asnjë moment testimin e gripit dhe kovidit. Sigurisht që gjatë periudhave të ndryshme ka pasur dominancë të kovidit. Deri në këto momente nuk është konfirmuar asnjë rast me grip në vend për sa i përket gripit sezonal,” shprehet Dr. Tomini.

Gripi mund të jetë në prag, ndonëse jemi duke përjetuar temperatura ende të ngrohta në këtë fundtetor.

Autoritetet bëjnë thirrje të vijohet me vaksinimin ndaj gripit dhe individët, që e ndjejnë veten të rrezikuar nga ky infeksion respirator, ta marrin atë falas në qendrat shëndetësore të vendit.

/a.r

Next Post
“Si mund ta besoj unë këtë opozitë, kur ata vinë në protestë me makina 120 mijë dollarë?”

"Si mund ta besoj unë këtë opozitë, kur ata vinë në protestë me makina 120 mijë dollarë?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, policia: Në kërkim Bilal Hasa dhe përgjegjësi i OSHEE-së

March 19, 2026
Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

Fermerët e serave në protestë: Pikat e grumbullimit e marrin prodhimin pa faturë dhe fiksojnë çmimet

March 19, 2026
Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

Rusia shkel hapësirën ajrore të Estonisë, ndërhyn NATO

March 19, 2026
Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

Iu gjetën kanabis në ndërtesë, Drejtoria e Burgjeve pezullon nga detyra Bilal Hasën

March 19, 2026
Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In