• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjysma e rritjes ekonomike sivjet, dhuratë nga zoti…

by Eduard Zaloshnja
02/10/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja
Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

INSTAT-i publikoi javën e shkuar, shifrat e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2018. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë të këtij viti, vlerësohet me rritje prej 4,32%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017.

Sipas INSTAT-it, ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë sektori i energjisë elektrike me 2.37%, të rritjes reale së PBB-së. Edhe në tremujorin e parë ku rritja ishte 4,45 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2017, ndikimin kryesor sipas INSTAT-it, e dha sërish sektori i energjisë, që ka ndikuar me 2.42%. Pra, sivjet, më shumë se gjysma e rritjes ekonomike, ka ardhur nga rritja e prodhimit të energjisë.

Në fakt, në katër vitet e fundit, nuk është shtuar ndonjë burimi i ri i madh energjik në sistemin elektrik shqiptar. Ndërkohë, burimet e brendshme të këtij sistemi, bazohen tërësisht tek hidrocentralet, prodhimi i të cilave varet krejtësisht nga reshjet. Kështu për shembull, prodhimi i brendshëm i energjisë, arriti rekordin më të lartë në tremujorin e parë të 2018-ës, me 3.2 GWh. Ndërsa në tremujorin e tretë të 2017-ës, ishte në rekordin më të ulët – vetëm 0.4 GWh.

Mesatarisht në katër vitet e fundit, vlera e energjisë elektrike ka përbërë rreth 20% të PBB-së. Si rezultat, luhatjet në prodhimin e saj – nga tremujori në tremujor e nga viti në vit – kanë ndikuar shumë në normën e rritjes së PBB-së. Dhe ky ndikim nuk ka të bëjë me politikat ekonomike të qeverisë – të paktën në afate të shkurtra, këto luhatje varen krejtësisht nga tekat e motit…

Meqë energjia elektrike ndikon kaq shumë në rritjen e PBB-së, është e nevojshme që këtë të fundit ta analizojmë të zhveshur nga efekti i reshjeve (që i ka në dorë i madhi zot). Një analizë e tillë mund të na tregojë se sa do të ishte rritja ekonomike, në qoftë se reshjet do të kishin qenë konstante nga viti në vit, sipas stinëve. Pra, do të na tregonte se sa ka qenë ndikimi faktorëve që varen nga qeveria, si politikat ekonomike, stabiliteti makroekonomik, krijimi i besimit tek investitorët dhe konsumatorët etj.

Në grafikun shoqërues paraqiten normat vjetore të rritjes reale së PBB-së për 14 tremujorët e fundit, për të cilat INSTAT-i ka publikuar të dhëna mbi PBB-në. Përkrah tyre janë paraqitur normat hipotetike të rritjes së PBB-së, duke hamendësuar se nuk ka patur luhatje të prodhimit të energjisë elektrike (pra, duke hamendësuar se reshjet kanë qenë konstante nga viti në vit, sipas stinëve).

Siç mund të shihet në grafik, në disa tremujorë (kur reshjet kanë qenë të pakta), energjia elektrike e ka tkurrur rritjen ekonomike. Ndërsa në disa të tjerë (kur reshjet kanë qenë të shumta), energjia elektrike e ka fryrë rritjen ekonomike.

Dhe tremujorët kur kjo gjë ka qenë shumë e theksuar, janë pikërisht dy tremujorët e parë të 2018-ës. Në qoftë se hidrocentralet nuk do të ishin mbushur nga reshjet e shumta të vjeshtës e dimrit të vjetshëm, rritja ekonomike do të kishte qenë vetëm 2.4% dhe 2.3%.

Meqenëse reshjeve nuk u dihet, mbetet të shihet se sa do të jetë rritja ekonomike në tremujorët në vijim. Në qoftë se sektorët e tjerë (që nuk varen nga reshjet, por nga politikat ekonomike të qeverisë), nuk shënojnë rritje të shëndoshë, synimi i qeverisë për të patur, këtë vit e vitin tjetër, rritje rreth 4.5%, mund të vihet në rrezik./AFP

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Tension në det, luftanija kineze i afrohet destrojerit amerikan

Tension në det, luftanija kineze i afrohet destrojerit amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

Pëllumb Xhufi: Pas sulmit të BRSS ndryshoi bota! Lindi Partia Komuniste, Lufta e Dytë Botërore…

December 23, 2025
Përplasja me policinë para Kryeministrisë, Berisha: Dënoj dhunën e narko-policisë kundër Lapajt dhe protestuesve

Lapaj i jep ‘strategjinë’ Berishës: Rama nuk ikën me molotovë dhe flamuj partiakë…

December 23, 2025
Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

Trump fluturoi 8 herë me avionin e Epsteinit në vitet ’90

December 23, 2025
Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

Gola në fushë, hite në kufje! Çfarë këngësh dëgjojnë çunat e Kombëtares?

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com