Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, gjendet para një udhëkryqi të madh lidhur me të ardhmen e tij. Sipas të përditshmes italiane, ‘La Gazzetta dello Sport’, Juventusi ka kërkuar nga ish mesfushori i Manchester Unitedit, që të vendosë sa më shpejt për të ardhmen dhe i ka dhënë 20 ditë kohë për ta bërë një gjë të tillë.
Barcelona, Chelsea e Real Madridit, janë tri skuadrat e mundshme në të cilat mund të luajë Pogba sezonin e ardhshëm.
Ndër të tjera, ‘La Gazzetta dello Sport’ shkruan se trajneri në ardhje i Chelseat, Antonio Conte, e dëshiron me çdo kusht francezin në ‘Stamford Bridge’, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro./a.m.