• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshja e verbër jeton me pengun e mbesës e nipit të mbetur jetim: Asnjëherë s’kam bërë Vit të Ri

by A M
29/12/2024 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ka Një Mesazh Për Ty” ka shkuar në shtëpinë e Dallëndyshes në Patos për të realizuar dëshirën e saj. Moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea shoqërohet nga Flutura që ka ardhur nga Anglia për t’i dhuruar sadopak lumturi dikujt.

Dallëndyshja ka një histori shumë të dhimbshme. Në vitin 2019 ajo humbi vajzën në moshën 23-vjeçare. Asokohe kishte probleme me shikimin, por pas tragjedisë ka mbetur e verbër. Vajza i ka lënë pas dy fëmijë, Serdjanën dhe Oltin që Dallëndyshja i ka peng. Serdjanën e solli në jetë nga një dashuri e hershme, në moshën 16-vjeçare.

Dallëndyshe: I kam rritur me shumë mundime, sakrifica, nuk e ke idenë sesi e kam rritur unë atë Danën. Megjithatë, u lidh me një djalë tjetër. Jeta vazhdon.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte vajza kur u lidh me atë djalin, të parin?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: Dhe sa vjeç ishte kur u bë nënë për herë të parë?

Dallëndyshe: 16.

Ardit Gjebrea: 16 vjeçe u bë nënë?

Dallëndyshe: Po. Me tjetrin u lidh pas një viti, edhe ky nuk punonte, rrinin bashkë me mua. Në jetë solli djalin, Oltin. Pastaj mori rruga si të thashë që iku nga kjo jetë, më la dy pengje, si Danën dhe Oltin. Prandaj kërkoj dhe e shkrova, dua “Ka Një Mesazh Për Ty” që Danën ta gëzoj një çikë se asnjëherë s’i kisha bërë ditëlindje, asnjëherë s’kam bërë Vit të Ri. Megjithatë unë sot jam shumë e gëzuar.

Ardit Gjebrea: Ti doje që t’i sillje në studio?

Dallëndyshe: Unë doja t’i sillja në studio, t’i gëzoja.

Ardit Gjebrea: Ata të dy?

Dallëndyshe: Të dy!

Ardit Gjebrea: Ku janë ata sot?

Dallëndyshe: Ata janë në Sarandë, te Shtëpia e Fëmijës.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Dallëndyshe: Po nuk i mbaja dot si isha. Unë nuk i dhashë vetë, mua m’i kanë marrë me zor në spital.

Ardit Gjebrea: Nuk është se ti doje që t’i çoje në Shtëpinë e Fëmijës?

Dallëndyshe: Jo, unë i dua në gji. Pavarësisht se jam kështu, dua t’i kem zogjtë e mi nëpër këmbë./tvklan.al

Next Post
Mjeshtri që i dha shpirt tingujve të klarinetës, koncert në 60-vjetorin e lindjes

Mjeshtri që i dha shpirt tingujve të klarinetës, koncert në 60-vjetorin e lindjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

Si mund te politizohet simbolika e nje koncerti

July 13, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

July 13, 2026
Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In