• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyshi Mullixhì

by Edison Ypi
02/11/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Anët tona janë plot me ujra, mullinj, burime, kronj, puse, pellgje, përrenj, ujvara, që i përdorim për të hequr etjen, për tu larë, për tu dehur, për të shëruar sëmundje, për të rrotulluar mokrra, turbina.
Te Kroi ku rrjedh sylinari, atje fillon jeta, atje rroket fjala, rrjedh muhabeti, tjerret strategjia, buçet hileja, kalitet hazërxhevapi, lidhet ilakaja, kthehet dollia, rrëmbehet puthja, negociohet biznesi, shpallet profecia.
Ky Kroi këtu rrëzë këtij gardhi për të cilin më pyete zotrore, ky Krua që është vetëm njëri nga qindra kronjtë e këtyre anëve, ka historinë e vet.

Gjyshi im mullixhì ishte një qejfli ujrash, një ujëdashës i pashoq, një erudit i lëngjeve. Si i tillë, edhe për shkaqe profesionale, gjyshi dinte ku ishin e ku s’ishin rezervat hidrike të nahies tonë: burimet, prrockat, ujvarat, rrëketë, liqeret, pellgjet. Gjeniut të hundës, qellzave, mokrrave, i mjaftonte të kthente një gëllënkë ujë, pastaj veç të kishe ngè ta dëgjoje. Të linte me gojë hapur duke të rrëfyer fijepërpe nga cilat rryma të nëndheshme, nga cili burim, a pus, a Krua, vinte ai ujë, e të tjera e të tjera, që më mirë s’po t’i them, se po t’i thash, të bie truri në tilt. Gjyshi mbante me vete ca shishka qelqi që i quante “etalon”. Sa herë kalonte pranë ndonjë Kroi apo burimi, gjyshi mbushte një etalon. E merrte me vete në shtëpi. Bënte matjet, krahasimet, klasifikimet. Qelqeve u vinte etiketa. Në vartësi të cilësive etjeshterruese, dehëse apo shëruese të secilit ujë, mbi secilën etiketë letre gjyshi vizatonte me penë nga një figurinë si ato që përdorin kalamajtë sot nëpër mesazhe, (•‿•) (◑‿◐) ✮ ⋆ ˚。 ⋆。°✩ dhe të tjera në vartësi të gjendjes emocionale që të shkakton pirja e ujit të secilës qelqe, i qeshur, i mrrylur, i qetë, i çartallosur, e me rradhë. E shikon sa i squt ishte gjyshi im katunar mullixhì Mokre që përdorte emoj-et para se të shpikej Interneti.

Gjyshi im, që shpirti i pastë rahmet, kaloi një herë pranë këtij Kroi në këtë vend rrëzë këtij gardhi ku këtë çast ndodhemi un e ti. Provoi ujin e Kroit. I pëlqeu. Mbushi një qelqe. E mori me vete. Mirpo pas ca ditësh nuk u ndje mirë. Mullixhiu zuri qoshen. Pastaj shtratin. Nuk e zinte gjumi. Fliste me vete. Mbeti drithi pa bluar. Thanë se iku nga mënt e kokës. Erdhi disa herë te Kroi ku rrinte si i nemitur. Dhanë e morën ta sillnin në vete. Sollën Prift dhe Hoxhë që i kënduan rrëzë veshit, ay hiç. I pandjeshëm nga Kryqi dhe nga Çallma dhe çdo banalitet tjetër i kësaj Bote, u muar vesh se gjyshi kishte rënë në dashuri me Kroin. Me ujin e Kroit. Me shijen e ujit të Kroit, përbërjen kimike, kripërat, mineralet, viskozitetin, temperarurën, shushurimën apo muzikën e rrjedhës. Me ta ndjerë në ç’gropë kishte rënë, nuk u mendua gjatë. Braktisi mullirin. Ngriti plaçkë e laçkë nga fshati i vet. Erdhi ndërtoi shtëpi të madhe me tetë dhoma në fshatin tjetër pranë Kroit që dashuroi. Se ti e di që dashuria për lëngjet, për ujin në veçanti, është më e fortë se dashuria për Femrën. Thonë se gjyshi im, që i ndrittë shpirti atje ku është, pasi dashuroi Kroin, harroi gruan. Më dehës se çdo shampanjë, shih sa hijshëm rrjedh dhe dëgjo sa bukur këndon Kroi i gjyshit tim mullixhì, dhe thuaj pastaj se s’bëri mirë që këmbeu gruan me Kroin, kopjen me origjinalin.
E ruajmë si sytë e ballit këtë Krua.

Kemi në shtëpi një koleksion të tëra shishkash me ujra që na i la amanet gjyshi mullixhì para se të jepte shpirt.
Kishte të drejtë gjyshi që dashuronte ujra. Uji është ekonomi, gastronomi, mjeksi, psikoterapi, industri, histori, gjeografi, gjeologji, mineralogji, kimi, astronomi, astrologji, madje dhe Art. Ka ujra e ujra. Ka ujra për të larë trupin dhe lëveret. Ka ujra për të rrotulluar mullirin. Ka ujra për të shuar etjen. Ka ujra për tu dehur. Ka ujra për tu mbytur. Ka ujra të shenjtë si uji i Kroit pranë manastirit të famshëm në hyrje të shpellës së shenjtores ku sot e kësaj dite vijnë njerëzia nga an’ e anës për të lagur fytyrën me shpresë se do tu ecë Fati i ngecur.

Njerzit u ngjajnë ujrave që pijnë. Thuam nga cili Krua pi, të të them se cili je, themi ne mokrarët këtej nga rrëzat tona.
Ka dhe të tjerë ujra. Ujrat e lumenjve, deteve, oqeaneve. Halli se asnjë prej atyre nuk të deh sa uji i Kroit të gjyshit mullixhì, më tepër se vera dhe rakia.

Next Post
Deputeti i PS flet për përplasjen me Spahon në Kuvend: Shkova të marr karrigen. Mu duk si shaka…!

Deputeti i PS flet për përplasjen me Spahon në Kuvend: Shkova të marr karrigen. Mu duk si shaka...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

“Giorgos u vra”, familja shpërthen pas vdekjes së këngëtarit grek Mazonakis, nëna: Kërkoj drejtësi!

September 24, 2026
Ambasador Mazi: BE-ja dhe Integrimi i Ballkanit gjatë presidencës hungareze

“Rendi i vjetër botëror ka mbaruar, po hyjmë në një epokë shkatërrimi konstruktiv”

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com