• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyshi as nuk m’u afrua/ E refuzuar nga “prindi tjetër”, mesazhi që i shkatërroi zemrën Luizianës

by A R
23/03/2025 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë 15 viteve të jetës së saj, babai ka qenë një figurë e munguar në jetën e Luizianës. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga ”E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi se dhuna e vazhdueshme e detyroi nënën e saj të largohej nga shtëpia ku banonin në një  fshat në Finiq dhe u zhvendosën në  Greqi.

Luiziana ishte vetëm 6-muajshe asokohe dhe më pas jeta e saj vijoi në Greqi, derisa u rikthye për të kryer shkollimin. Ajo s’ka pasur asnjë episod takimi me të atin, por kujton sesi kur ishte në klasë të dytë, gjyshja e mori me vete në fshat në një ceremoni varrimi. Nga të gjithë të pranishmit, vetëm njëri nuk iu afrua Luizianës.

Luiziana: Aty takova shumë njerëz se ma dinin historinë, kam jetuar atje. Pastaj një burrë nuk m’u afrua. Dëgjova njerëzit që pëshpërisnin, shiko, nuk i afrohet as vajzës së djalit.

Ardit Gjebrea: Pra ai i bie që të ishte gjyshi yt?

Luiziana: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk t’u afrua?

Luiziana: Nuk m’u afrua. E dëgjova këtë nga njerëzit, shiko, nuk i afrohet as vajzës së djalit dhe më ka ngelur në mendje. Unë tani fytyrën nuk ia mbaj mend atij se kam takuar shumë njerëz atë ditë dhe kujtimet i kam të turbullta, por fjalët nuk më kanë ikur kurrë nga veshi.

Luiziana thotë se dikur e ndiente mungesën e babait  dhe kishte pyetje që i lëvrinin në kokë, por tani jo më.

Luiziana: Kur isha në shkollë, edhe e ndieja, kur vinin ndonjëherë që… shiko, daja e nëna janë përpjekur gjithmonë, por kur shikon dikë tjetër që thotë ose i flet ose ai i tregon dashurinë në atë formën e tij, thoja edhe unë “pse?” Pse duhet të më ndodhte mua kjo gjë?  E mendoja vazhdimisht  këtë gjë. Tani s’para e mendoj shumë, jam mësuar me situatën.

15-vjeçarja ndan edhe një episod të pak kohëve më parë kur pati edhe një kontakt me gjyshin e saj. Ajo kërkoi miratimin ligjor të të atit për të shkuar në Greqi për trajtim mjekësor dhe mori mbrapsht një mesazh të ashpër nga gjyshi.

Luiziana: Unë i kërkoj prokurën këtij, të kaloj në Greqi për probleme stomatologjike,Vitin e Ri të kaluar. Më dërgon mesazhin babai i tij dhe thotë që “do t’i them unë djalit ta hedhë firmën, do të rrish përgjithmonë në Greqi, nuk do kërkosh pensionin e këtyre viteve që nuk të kemi dhënë, nuk do të kesh më asnjë lidhje. Mos të rezultosh më fare’, sikur unë të jem e larguar nga trungu i tij familjar, mos të kem atësi që mos të kem asnjë lidhje me të. Kjo gjë më bëri të ndihesha shumë e mërzitur dhe më ngjalli ndoshta frymë urrejtjeje sepse ishte diçka e rëndë t’i thuash një fëmije që mos të rezultosh fare ti si në trungun tonë familjar. Unë s’u kam bërë asgjë atyre, unë vetëm një prokurë po kërkoja që të kaloja në Greqi. Atë po thoja edhe unë, çfarë mund të bëjë një fëmijë i pafajshëm që nuk e njeh?

Përgjatë gjithë rrëfimit, Luiziana i është referuar gjithnjë të atit si “prindi tjetër”. Por si do të vepronte ajo nëse do ta takonte? Deklarata e saj është thuajse e pabesueshme për t’u dëgjuar nga një 15-vjeçare.

Luiziana: Dikush që të dhunon nënën, dikush që më ka lënduar mua nënën unë nuk kam fare interes ta  takoj atë sepse nëse do të ishte lënduar sadopak, ai do të kishte ardhur të më takonte. Ç’rëndësi ka nëse vjen të takon, nëse të dhunon nënën, të dhunon atë që të ka sjellë në jetë?  Dhunon njëherë dashurinë e tij të parë sepse ajo vërtet për prindin fëmija është një dashuri, por më përpara është marrëdhënia burrë e grua. Nëse ti i dhunon nënën, ç’rëndësi ka pastaj për fëmijën? Ti fëmijës i dhunon zemrën e tij.

Next Post
“Ndryshime të rëndësishme në karrierë dhe financa” – Horoskopi javor 19-25 Shkurt 2024

Horoskopi Javor i Susan Miller për secilën shenjë, 24 deri 30 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In