• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjysëm dekalogu i Ilir Beqes për Edi Ramën ose shënime për socialistët si opozitë në pushtet

by Lorenc Vangjeli
26/11/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Paratë janë të ndjeshme si gratë e dashuruara. Nëse ju bërtet, tremben! Nëse ju afrohesh me ngut, ikin! Prandaj si rregull, për paratë flitet shtruar. Qetësisht. Me ton të butë. Gati-gati me përkëdhelje. Për t’i hipnotizuar me shpresë dhe për t’u hipnotizuar prej tyre me shërbesë.

Së paku njëherë në vit, kur në parlament gjykohet për votim projektbuxheti, do të duhej që gjithë vëmendja qytetare të drejtohej aty. Tek 140 gra e burra që vendosin qetësisht e mençurisht si do të shpenzohen paratë publike të shqiptarëve. Në Tiranë kjo gjë nuk ndodh. Këtë vit ndodhi edhe më keq akoma. Ka pasur vetëm një monolog socialist të më shumë se gjysmës së 140-ës. Pjesa tjetër demokrate fliste për paratë ose me brohori në rrugë si në rrëmujat e 97-ës: “Duam paratë tona!”, ose nga holle hotelesh, me mundësinë zero për të ndikuar tek mënyra e shpenzimit të parave publike. Duke rikrijuar dhe njëherë si përherë binomin e pandashëm të armiqësisë me socialistë e demokratë; binomin që vërteton edhe njëherë lehtësinë e padurueshme me të cilën meren gjërat më të rëndësishme në Tiranë.

Edhe për këtë arsye, diskutimi në parlament për buxhetin e vitit të ardhshëm, kaloi pothuaj pa u ndjerë. Ishte një koncert ku u luajt e njëjta pjesë me të njëjtën vegël muzikore. I vetmi që nxorri nota ndryshe nga fanfara festive që premtonte mrekullinë që do të sjellë buxheti i ri, ishte Ilir Beqja.

Ish-ministri i Edi Ramës shënoi në mënyrë të papritur kritika ndaj dokumentit më të rëndësishëm financiar të vendit. Që pikërisht se vijnë nga brenda maxhorancës e në mungesë të opozitës, bëhen edhe më të mprehta dhe meritojnë vëmendje.

Janë së paku pesë momente që kanë të bëjnë politikat fiskale, me bujqësinë, energjinë, teknologjinë e informacionit, përdorimin e kësaj teknologjie dhe fryteve të saj në praktikë, që e bënë Beqen pothuaj opozitar në seancën një ngjyrëshe të parlamentit.

“Gjysma e ndryshimeve fiskale është bërë për shkak të pamundësisë së administratave fiskale për të përmbushur misionin e tyre”, tha Beqja me gishtin në një nga plagët e keqfunksionimit të shtetit shqiptar. Ligje evropiane në letër e zbatim ballkanik i tyre, në rastin me të mirë, ose ligje të pazbatueshëm në praktikë, në rastin më të keq, që ndryshojnë stinë pas stine, siç ankohet biznesi se ndodh, janë shenjat e dukshme të plagës. Shkak për këtë është një administratë që punon përgjithësisht keq. “Ndaj duhet të fokusohemi në modernizimin dhe konsolidimin e administrimit fiskal. Projekti i fiskalizimit është një premisë e mirë por jo e mjaftueshme…”, hedh Beqja ujë të ftohtë në “festën” e parave.

Për bujqësinë dhe ndërhyrjen shtetërore në një fushë që ndikon direkt në pothuaj gjysmën e popullsisë së vendit dhe indirekt në të gjithë Shqipërinë, deputeti socialist “zbulon” një distancë dëshpëruese mes të thënës dhe të bërës. Duke duartrokitur qeverinë e tij se ka investuar për ujitje dhe kullim mbi 160 milionë dollarë, ai shënjon se kjo ndërhyrje është e pjesshme. Eshtë lënë të ndërhyhet nga vetë fermerët, si pjesë fundore që përmbyll investimin, por kjo nuk ka ndodhur. Duke e nxjerrë pothuaj jashtë loje të gjithë investimin shtetëror të bërë me kanalet e larta e të mesme të ujitjes e kullimit. “…ndoshta duhet të frenojmë shtrirjen në sipërfaqe të reja dhe të çojmë fonde për të realizuar atë që nuk e ka bërë vetë fermeri në kanalet e ulëta…”, propozon me doreza socialisti për buxhetin socialist të vitit që vjen.

Për energjinë, sipas Beqes, funksionon e njëjta skemë: është më mirë të dish sesa të kesh. “…përmirësimi i shpërndarjes mbetet sfidë. Humbjet teknike rreth 17 për qind. Domethënë janë ende shumë para që humbasin, sa kohë që vetëm një humbje teknike prej një për qind kushton  rreth 5,5 milion euro në vit”. Dhe nuk mbetet këtu sepse një nga njerëzit më të kritikuar, mallkuar e akuzuar për partneritetin publik privat, thotë se ky është një sektor ku mund të ndërhyhet pikërisht me këtë mekanizëm të kritikuar, mallkuar dhe akuzuar, sa kohë që vetë shteti  vetë nuk ka paratë e nevojshme për ndërhyrje.

Beqja bëhet kritik edhe për qasjen tek teknologjia e inovacionit. Si një individ me profesion bazë informatikën, ai pranon se moria e të dhënave që janë mbledhur, pak ose aspak shfrytëzohen nga qeveria. Çka do të thotë se praktikisht, deri tani këto janë para të shkuara dëm.

Rrallë, shumë rrallë është vënë re në parlament një dukuri e tillë. Nëse kritika të tilla për buxhetin e socialistëve do të vinin nga Genc Ruli apo Ridvan Bode, dy njerëz që janë marë gjatë me paratë, kryeministri do të duhej t’i dëgjonte me vëmendje. Por as Ruli e as Bode nuk janë në parlament. Kush i zëvendësoi në listën Basha, as nuk di të kritikojë dhe as nuk është fare në parlament. Tipologjia e nëpunësit të ri të parlamentit si Ervini dhe Salianji gjendet rrugëve duke brohoritur tek Astiri, si Vlora në 97-ën: “Duam lekët tona”! Fiks në kohën kur duhej folur për lekët e të gjithë shqiptarëve në parlament.

Nga ana tjetër, kjo tipologji deputeti, ndër ta madje edhe shumë të majtë që vetëm ngritën dorën dhe tundën kokën në seancë, bëri mirë që heshti në diskutimin për buxhetin. Paratë janë si gratë. Tremben kur dëgjojnë marrëzi. Heshtja e të heshturve në parlament kësaj rradhe ishte një marrëzi më pak në malin e marrëzive shqiptare. Për fat të mirë, në parlament nuk janë të gjithë deputetët banditë siç pretendon opozita.

Për fat të keq nuk janë as të gjithë akademikë siç i pozon maxhoranca. Por duke perifrazuar një ministre të Ramës, që perifrazoi një shkrimtar amerikan kohë më parë, për marëdhënien mes librit e seksit, shumica dërmuese e atyre deputetëve që refuzuan të bëjnë detyrën e tyre edhe kur flitet për paratë publike, nuk duhet të bëjnë kurrë seks. Për të mos hipnotizuar librat.

Next Post
“King of Casino”/ Ervis Martinaj, skema si u përfshi në tregun ilegal të bixhozit

"King of Casino"/ Ervis Martinaj, skema si u përfshi në tregun ilegal të bixhozit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

December 19, 2025
E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

December 19, 2025
Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

December 19, 2025
The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

December 19, 2025

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën

December 19, 2025
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

December 19, 2025
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

December 19, 2025
Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

December 19, 2025
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In