• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtarja mostër e Krujës me rrjetin e saj shiste e blinte drejtësi!” Rama: Nëse votoni ‘ndryshimin’ do t’i jepni çelësat Saliu dhe Ilirit

by
05/04/2021 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, nga Korça, ku është ndalur për takimin e radhës elektoral u shpreh se Reforma në Drejtësi dhe institucionet e reja kanë dhënë frytet e para.

Ai iu referua këtu rastit të arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, të cilën e quajti ‘mostër që sëbashku me rrjetin e saj shiste dhe blinte drejtësi’.

Po ashtu Rama i adresoi edhe një mesazh qytetarëve që mendojnë të votojnë çdo parti tjetër përveç PS-së. Ai tha se qytetarët që duan ndryshimin do t’i japin  “çelësat në dorë dy personazheve që janë dy figura kyçe në luftën kundër Reformës në Drejtësi, Saliut dhe Ilirit.”

Rama: Në periudhën që ne kemi pasur drejtimin e vendit është bërë një luftë e mirëfilltë politike dhe një betejë e mirëfilltë në parlament për të vendosur në një bazë të re ligjore drejtësinë dhe kjo është arritur. Tani jemi në fazën kur po ecën çdo ditë pastrimi i sistemit të drejtësisë nga llumi. Nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe llumi kas qenë shumë i madh sepse ndryshe nuk do ishim ne kaq të mërzitur me çfarë na ka ndodhur, do edhe llumi kohën e vet të pastrohet.

Institucionet e reja po ngrihen. Kanë dhënë provat e para që po funksionojnë. Rasti i asaj gjyqtares mostër në Krujë që tani është prapa hekurave me gjithë rrjetin e saj që shiste e blinte drejtësi, është shumë domethënës. Kështu SPAK-u, gjykatat e reja do fillojnë të japin frytet që populli pret prej dekadash.

Një gjë është e sigurtë. Vota në drejtim tjetër përveçse në drejtim të PS-së është votë për t’i kthyer të gjithë mbrapsht. Dhe e para gjë që do të goditet me votën e shqiptarëve larg qoftë, e shqiptarëve që duan ndryshim dhe nisen nga e mira është drejtësia. Çelësat do t’i jepen në dorë dy personazheve që janë dy figura kyçe në luftën kundër Reformës në Drejtësi, Saliut dhe Ilirit. Natyrisht këtu në skenë këta janë si jo kaq praparojë se kanë vënë para Lulzimin për të bërë dasma rrugëve dhe bashkë me Monikën që i mban litarin te fyti. Kështu që nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk jemi për t’u pirë në kupë, por jemi zgjidhja dhe zgjedhja e vetme./ b.h

Next Post

"Sapo kemi arritur marrëveshjen", Rama: Vijnë 50 mijë doza të tjera të vaksinës Sputnik brenda 10 ditëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In