• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarja kallëzon biznesmenin, i la 5 mln lekë ryshfet, policia e arreston

by Java News
07/11/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka shpallur në kërkim e më pas arrestuar shtetasin Ervin Braho, përfaqësues ligjor i një shoqërie private në kryeqytet, pasi ai ka tentuar ti japë ryshfet një gjyqtareje në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

Ka qenë gjyqtarja me inicialet S.GJ, e cila e ka kallëzuar 41 vjeçarin, duke pretenduar se ky shtetas ka tentuar t’i japë në formë ryshfeti në zyrën e saj, shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra, me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

POLICIA
Më datë 06.11.2016, specialistët e Seksionit të hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:

• Ervin Braho, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të shtetases S. Gj., me detyrë gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, se shtetasi Ervin Braho përfaqësues ligjor i një shoqërie, ka tentuar ti japë në formë ryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.

Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion Aktiv të Gjyqtarit Prokurorit, dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319 të Kodit Penal.

AKUZAT 

Sipërmarrësi akuzohet se ka kryer veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve e funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Biznesmeni u hetua në mungesë, pasi ai ishte larguar nga Shqipëria që prej kohës kur ndodhi ngjarja.

Në janar të këtij viti, biznesmeni Ervin Braho, nga Pogradeci, u shpall në kërkim, pasi gjyqtarja Selvije Gjonçaj bëri kallëzim penal ndaj tij. Biznesmeni kishte hapur me kompaninë e tij një proces gjyqësor kundër Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës.

Ai akuzohet se me qëllim që të siguronte një vendim në favor të kompanisë që drejtonte, ka tentuar t’i japë ryshfet gjyqtares, por është shpallur në kërkim dhe tashmë është vendosur nën akuzë në mungesë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ngjarja për të cilën akuzohet biznesmeni mësohet se ka ndodhur më 24 janar 2016, kur biznesmeni me iniciativën e tij ka shkuar në zyrën e gjyqtares dhe i ka lënë në tavolinë një zarf me 500 mijë lekë të rinj.

Gjyqtarja Selvije Gjonçaj kishte prej muajsh në shqyrtim padinë që kompania e Ervin Brahos kishte bërë ndaj Ministrisë së Energjitikës ku kërkonte dëmshpërblim financiar për një kontratë.

GJYQI ME MINISTRINË

Në padinë e bërë në Gjykatën Administrative, kompania e biznesmenit akuzonte ministrinë se ka penguar ndërtimin e një HEC-i mbi lumin Mat, ku përfituese ishte pikërisht firma e Ervin Brahos. Pala paditëse ka qenë kompania “Albanian Hidropower 2013”, e cila hapi gjyq me ministrinë, pas anulimit të kontratës për ndërtimin e HEC-it në lumin Mat.

Gjatë shqyrtimit të padisë, mësohet se në proces janë ndryshuar tre gjyqtarë, derisa biznesmeni tentoi të jepte ryshfet te trupa gjykuese që po shqyrtonte çështjen në janar 2016. Pas ngjarjes së ndodhur e të denoncuar nga Selvije Gjonçaj, edhe kjo e fundit ka dhënë dorëheqjen nga çështja, pasi njoftoi menjëherë Policinë sapo konstatoi zarfin e lënë në zyrën e saj.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, por biznesmeni arriti të largohej dhe më pas u shpall në kërkim me akuzën e korrupsionit. Gjyqtarja kishte kundërshtuar lënien e zarfit në tavolinën e saj, por biznesmeni 35-vjeçar ka qeshur dhe është larguar shpejt. Policia, kur mbërriti në vendin e ngjarjes, sekuestroi zarfin e pahapur në tryezën e punës së gjyqtares.

Si provë në dosjen e prokurorisë janë administruar edhe pamjet e sistemit të kamerave të vëzhgimit në godinën e gjykatës ku ka ndodhur ngjarja. Në këto pamje është veçuar momenti kur 35- vjeçari hyn i vetëm në zyrën e gjyqtares dhe pas disa minutave del prej aty e largohet me shpejtësi nga godina e Gjykatës Administrative. Pas përfundimit të hetimeve, tashmë pritet që të fillojë gjykimi i çështjes te Krimet e Rënda.

a.k

Next Post
VIDEO/ Modelja e Playboyt përfshihet në debatin për trajnerin e Interit, por… (askush nuk e ka mendjen aty)

VIDEO/ Modelja e Playboyt përfshihet në debatin për trajnerin e Interit, por... (askush nuk e ka mendjen aty)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com