• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarja e Apelit i jep pafajësi ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika

by Java News
14/11/2018 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi do dilte para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj, ndoshta ka gjykuar një nga çështjen e fundit të karrierës së saj në gjyqësor, atë të ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe tre personave të tjerë.
Çështja e Gjikës, është nxjerë me urgjencë në listën e çështjeve që duhet të gjykoheshin dhe me sa duket për këtë dyshohet se është kujdesur kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj dhe administrata gjyqësore që është nën urdhërat e saj.

Para se Liçaj të udhëtonte në drejtim të Tiranës, ku do përballej me raportin e anëtarëve të KPK (Vetting), kjo gjyqtare ka zgjedhur të gjykojë çështjen penale me të pandehur ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika dhe të pandehurit e tjerë Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Për këto katër akuza, prokuroria e Vlorës dhe më konkretisht prokurori Albert Kuliçaj, ka kërkuar në pretencën e tij të dhënë në shkallën e parë, 8 vite burg për Gjikën, por këto akuza kanë rënë në gjykatën e Apelit Vlorë, e cila ditën e hënë e ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun. Trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati, ka shënuar një rekord të ri në historinë e gjyqësorit shqiptar.

Kjo pasi ka gjykuar një çështje mjaft sensitive, ku ishte përfshirë në veprimtari kriminale një ish-zyrtar i lartë i administratës shtetërore në Vlorë. Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën në tre mandate rradhazi, të hënën ka fituar betejën e tretë me drejtësinë shqiptare, pasi dy ditë më parë Gjika është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit Vlorë. Betejën e parë Gjika e fitoi kur mori pafajësi nga gjykata e Tiranës, e cila është ripërsëritur me një pafajësi të dytë. Por teksa Gjika, rrëzonte akuzat e prokurorisë në gjykatën e Tiranës, prokuroria e Vlorës po hetonte Shpëtim Gjikën për katër akuza.

Gjika së bashku me tre persona të tjerë Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj, janë marë të pandehur dhe janë dënuar në gjykatën e shkallës së parë Vlorë. Gjika në këtë proces gjyqësor u dënua për një akuzë atë të ndërtimit të paligjshëm, duke u shpallur fajtor dhe dënuar me 4 vite burgim. Por ky dënim për Gjikën është pezulluar duke bërë që gjykata ta verë ish-kryetarin e bashkisë Vlorë në shërbim prove për një periudhë 2 vjeçare.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Por vetëm dy ditë më parë, Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur të prishë vendimin e dënimit të Shpëtim Gjikës dhe të shpallë atë të pafajshëm, ndërkohë që ka lënë në fuqi verdiktin e gjykatës së shkallës së parë për tre të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Vlorës akuzonte ish-kreun e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në lidhje me akuzat e ndërtimit të një pallati 11-katësh në Vlorë. /shqiptarja.com

ma.me

Next Post
SHBA-të apel nga Hungaria: Refuzoni furnizimin me gazin rus

SHBA-të apel nga Hungaria: Refuzoni furnizimin me gazin rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

August 19, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

August 19, 2026
“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

August 19, 2026
VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

Skandali i shitjes së organeve në tregun e zi, Universiteti i Harvardit do të paguajë 53 milionë dollarë dëmshpërblim!

August 19, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

August 19, 2026
Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

Mançester Junajtid kërkon t’i rrëmbejë Barcelonës Kampionin e Botës!

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil politik në Kosovë: Më kërcënohet jeta në Teheran!

August 19, 2026
Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

Nën hetim për skandalin e korrupsionit 3,4 mln euro, Zelensky shkarkon nga detyra zëvendësshefen e stafit të tij!

August 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Çmimi i naftës rritet përsëri, shkon në 219 lekë për litër në tregun e pakicës! Nevoja për rikthimin e Borditt ë Transparencës?

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com