• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Thanza fshehu dënimin në Itali, Prokuroria në pritje të shkresave zyrtare

by Java News
12/07/2018 07:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur menjëherë hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili rezulton se ka fshehur një dënim në shtetin italian, duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Hetimet kanë nisur kryesisht, një ditë pas seancës dëgjimore, e cila tronditi opinionin publik me gjetjet e KPKsë ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Një burim zyrtar i tha “Panoramës” se Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit ka nisur hetimet menjëherë për veprën penale të “falsifikimit të formularëve” për gjyqtarin Thanza. Ende nuk është regjistruar procedim penal, por sapo të mbërrijnë shkresat, dosja do të kalohet në Prokurorinë e Tiranës.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka fshehur një dënim në Itali në vitin 1999, që e ka dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë për vjedhje në bashkëpunim. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij, për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga një sëmundje e rëndë. Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dënimin.

Megjithatë, mosdeklarimi i saj në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. Karriera e gjyqtarit Thanza ka pësuar një goditje të fortë par dy ditësh, pasi edhe DSIK-u e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Sipas DSIK-ut, Thanza ka pasur kontakte me persona të botës së krimit. Gjithashtu, gjyqtari Thanza kishte probleme edhe me pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar se një apartament në Shkodër e ka blerë me burime financiare nga shitja e dy apartamenteve të tjera. Mirëpo, datat janë shumë konfuze. Gjyqtari Thanza ka deklaruar se apartamentin e tretë e ka blerë në prill të vitit 2000, ndërsa dy apartamentet e para i ka shitur në shtator të vitit 2000.

DËNIMI

Dënimi në Itali është zbuluar nga përfaqësuesit e ONM-së, pasi gjyqtari Thanza nuk e kishte deklaruar në formularët e dekriminalizimit. Ai kështu bëhet gjyqtari i parë që fsheh një dënim.

“Z. Thanza ka mohuar të jetë ndaluar, hetuar apo të jetë marrë ndonjë masë shtrënguese ndaj tij. Këto përgjigje ai i ka dhënë edhe në formularin e vëtëdeklarimit, ku mohohet të ketë qenë ndonjëherë i arrestuar, ndaluar, i dënuar me vendimi të formës së prerë qoftë brenda vendit dhe qoftë jashtë vendit. Nga dokumentet e siguruara nga KPK-ja me ndihmën e ONM-së, rezulton se, zoti Thanza, lindur në Shkodër, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Pizës në Itali, me vendim të shpallur më 21 qershor të vitit 1999. Ai është dënuar me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta italiane gjobë për veprën penale vjedhje në bashkëpunim”, tha relatori Lulëzim Hamitaj në seancën dëgjimore në KPK dy ditë më parë.

Vetë Thanza dha shpjegime në fund të seancës, duke thënë se ka marrë përsipër veprimin e paligjshëm të ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Spitalin e Pizës nga një sëmundje e rëndë.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që të shpjegoj edhe në e-maile edhe në materialet që kam paraqitur ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, tha Thanza i përlotur.

“Kështu, nëse kujdestarja, ish-kunata ime, do të arrestohej për vjedhjen, atëherë për fëmijën nuk kishte kush kujdesej dhe ai mund të kthehej në Tiranë pa u kuruar”, shtoi ai.

deklarata

ma.me

Next Post
Zviceranët mrekullohen nga Shqipëria: Ja pse duhet ta vizitoni, Rama publikon shkrimin

Kontrolle tatimore në 1.770 biznese të turizmit, vendosen 250 mijë euro gjoba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

Pamje tronditëse nga Tirana/ Përshkallëzohen flakët, shkrumbohet nga zjarri fasada e një prej pallateve në kompleksin pranë QSUT-së (VIDEO)

April 14, 2026
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

April 14, 2026
Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

Hoxha pret Konjufcën: Koordinim të ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo çështje të interesit kombëtar

April 14, 2026
Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

April 14, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

April 14, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

April 14, 2026
Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë nisin vizitën e parë zyrtare në SHBA

Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë nisin vizitën e parë zyrtare në SHBA

April 14, 2026
Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

April 14, 2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In