• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtari sulmon Kushtetuesen për Vetingun: Pse s’folët vetë, po ja çuat Venecias?!

by S M
17/11/2016 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën kur ligji për “Vetting”-un është i pezulluar derisa të ketë një përgjigjje nga Komisioni i Venecias, gjyqtari Florjan Kalaja mendon se drejtësia shqiptare duhet të ishte shprehur vetë për problemet që ka ligji.

“Edhe pa marrë opinionin e Komisionit të Venecias, por duke vlerësuar ligjin “ex catedra”, në një mënyrë doktrinare, në pikëpamjen kushtetuese, qoftë edhe duke iu përmbajtur jurisprudencës së vet, Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha burimet njerëzore dhe hulumtuese për të vlerësuar nëse ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën apo jo”, shpjegon Kalaja për TCH.

Gjyqtarët, përmes unionit që i përfaqëson, konsiderojnë si handikap nga njëra anë ngritjen e tre organeve që do të rivlerësojnë pasurinë, figurën dhe aftësitë e gjyqtarëve e prokurorëve dhe nga ana tjetër zhvendosjen e kompetencave për mbledhje informacioni dhe dokumentash, mes të tjerash edhe tek ILDKPI.

Vlerësohet gjithashtu si tepër i kufizuar afati 30-ditor brenda të cilit duhet të dorëzohet dokumentacioni, në të kundërt parashikohet shkarkimi.

“Gjithë kjo punë voluminoze për të hulumtuar mbi dokumentacionin dhe për të administruar institucionet ku ne duhet t’i dorëzojmë, është e pamundur të mbarojë në 21 ditë pune. Kështu që, mendoj se është vënë një lloj barre e paarsyeshme në ngarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi Kalaja.

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Florjan Kalaja, i emëruar së fundmi si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, shton se megjithëse ligji është i pezulluar, gjyqtarët po mbledhin dokumentacionin, por pa e ditur se çfarë do të ndodhë më tej.

Next Post
Clinton shfaqet për herë të parë në publik pas humbjes

Clinton shfaqet për herë të parë në publik pas humbjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com