• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjyqtari që vidhte dyqane”, VOA: Të dhënat u siguruan nga ndërkombëtarët!

by Java News
11/07/2018 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri të dhënat e grumbulluara nga Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit, i cili mbikqyr dhe ndihmon procesin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve, zbuluan dje se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza ka qenë dënuar në vitin 1999 për vjedhje në Itali ku dhe është dënuar.

Gjatë seancës dëgjimore, gjykatësi tha se kishte marë përsipër krimin për të ndihmuar një të afërm të tij, por ai e ka mbajtur të fshehur këtë fakt. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur probleme në të tre shtyllat e rivlerësimit, ndërkohë që gjyqtari Thanza rezulton të jetë hetuar dhe për korrupsion, në një çështje të mbyllur më pas nga prokuroria.

Ndërsa nuk ka mbushur ende 50 vjec, gjyqtari Admir Thanza ka patur një karrierë për t’u patur zili, me një ngjitje të shpejtë në majat e sistemit, nga anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në anëtar të Gjykatës Kushtetuese në moshën 40 vjeçare dhe aktualisht në Gjykatën e Lartë.

Por dje, në seancën dëgjimore të procesit të rivlerësimit, ai pa se gjithshka rrezikon t’i shembet para syve. Atij i janë komunikuar probleme me pasuritë e deklaruara: fshehje të të ardhurave apo deklarime të rreme.

Probleme janë konstatuar dhe në vlerësimin profesional, për mënyrën e administrimit të dosjeve. Ndërsa goditja më e madhe ka ardhur lidhur me integritetin e figurës së tij. Ekspertët ndërkombëtarë që asistojnë procesin kanë zbuluar një fakt që ai e ka mbajtur fshehur prej shumë vitesh e që nuk e ka deklaruar as gjatë procesit të rivlerësimit.

Në qershor të vitit 1999, ndërsa ishte në funksionin e gjyqtarit, ai është dënuar nga Gjykata e Pizës në Itali me 40 ditë burgim dhe 100 mijë lireta gjobë për vjedhje në bashkëpunim me të tjerë, madje ka qenë vetë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi.

Gjyqtari e ka pranuar këtë ngjarje, duke shpjeguar se ai nuk e kishte kryer vjedhjen porse kishte marrë përsipër aktin e bërë nga kunata e tij për të shpëtuar nipin që ndodhej i shtruar në spital nga një sëmundje e rëndë, dhe nëse do të dënohej e ëma atëherë ajo do të kthehej në Shqipëri dhe nipi s’do kish patur mundësi kurimi. Po ashtu ndaj tij, u bë i ditur dhe një tjetër fakt i vetëm para dy viteve të cilin ai sërish nuk e kishte deklaruar në formularët e vettingut.

Për gjyqtarin Thanza, ka patur dhe një procedim penal për korrupsion. Ndërsa policia vëzhgonte të afërmin e një të dyshuar për një vepër penale, ajo ka filmuar takimin me gjyqtarin Thanza. Dyshimet kanë qenë për një pagesë e bërë në favor të tij që ai të ndërhynte për të lehtësuar pozitën e të akuzuarit në gjykatën e Shkodrës.

Por çështja është mbyllur në korrik të vitit 2016 nga prokurori Kosta Beluri. Koincidencë ose jo, prokurori Beluri kishte radhën dje pas gjykatësit Thanza që të dilte para Komisionit të pavarur të Kualifikimit.

Ndërsa pasuria e tij ka rezultuar pa probleme, pushimi i çështjes ndaj Thanzës ka qenë pika e errët në procesin ndaj tij. Rreth këtij momenti janë vërtitur edhe pyetjet e trupës gjykuese, ndërsa prokurori ka deklaruar se çështja i ka kaluar atij dy muaj nga momenti i filmimit, gjë që e pamundësonte vërtetimin e korrupsionit të dyshuar. Sipas tij policia do të duhet të kishte ndërhyrë për të bërë ndalimin në flagrancë.

Ai deklaroi gjithashtu se pamjet që i ishin vënë në dispozicion nuk kishin qenë të qarta, ndryshe nga ato që zotëron vetë KPK për ngjarjen, duke këmbëngulur më pas, se ishte i bindur se kishte vepruar drejt. Por nëse shpjegimet e tij kanë qenë bindëse ose jo për Komisionin, kjo mbetet për t’u mësuar pas dy ditësh, ndërkohë që për Thanzën, vendimi do të jepet pas një jave.(VOA)

ma.me

Next Post
Shenjat e gishtave të 5 deputetëve e 3 kryebashkiakëve, EUROPOL: Janë të ‘pastër’

Fshehu dënimin në Itali, Prokuroria nis hetimet për gjyqtarin Admir Thanza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In