• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Miri mbetet në burg, zbulohet ekspertiza mjeko-ligjore për tumorin

by A R
13/01/2018 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të gjyqtarit Shkëlqim Miri, për ndryshim mase sigurie.

Seanca është zhvilluar ditën e djeshme me dyer të mbyllura. Avokati i Shkëlqim Mirit ka kërkuar masë më të lehtë sigurimi, pasi klienti i tij vuan nga një tumor në kokë, që i rrezikon jetën nëse qëndron në paraburgim. Por Apeli e ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ardian Visha, duke u bazuar në ekspertizën mjekoligjore për sëmundjen e Mirit. Sipas ekspertëve mjekoligjorë, gjyqtari i akuzuar për korrupsion, vërtet vuan nga një tumor në kokë, por qëndrimi në paraburgim nuk i rrezikon jetën. Për këtë arsye, edhe Apeli i Krimeve të Rënda ka vendosur si Shkalla e Parë, duke mos e ndryshuar masën e sigurisë për Mirin deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, “Panorama” më- son edhe detaje në lidhje me sëmundjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës. Sipas ekspertizës mjekoligjore, gjyqtari vuan nga një tumor në kokë, i quajtur adenoma e hipofizës.

Po kështu, sipas ekspertizës, tumori është beninj, por megjithatë, ndikon në çrregullimin e metabolizmit të gjyqtarit Miri. “Shtetasi i paraburgosur, Shkëlqim Miri, referuar ekzaminimit objektiv, ekzaminimeve me rezonancë magnetike, imazherike, ekografike, konsultave me mjekë specialistë të fushave të ndryshme, është diagnostikuar me sëmundjen “adenoma e hipofizës” (tumor me natyrë beninje, lokalizuar në anën e djathtë të gjëndrës së hipofizës)”, shkruan ekspertiza.

Po sipas saj, tumori krijon hipertension arterial dhe probleme të tjera me metabolizmin. “Gjendja aktuale shëndetësore e shtetasit të paraburgosur nga ana klinike nuk vlerësohet si e rëndë apo veçanërisht e rëndë, prandaj trajtimi i tij mund të realizohet në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) ose në rast nevoje, në Institutin e Kujdesit të Veçantë shëndetësor të të burgosurve, apo nga Shërbimet e Specializuara Spitalore të vendit”, shkruan raporti.

“Referuar gjendjes shëndetësore aktuale të kërkuesit Shkëlqim Miri, qëndrimi në kushtet e paraburgimit nuk paraqet dhe nuk vë në rrezik serioz jetën e tij, nëse nga ana e tij apo e strukturave përgjegjëse të IEVP-së, i mundësohen realizimi i trajtimit mjekësor dhe plotësimi i rekomandimeve të bëra nga mjekët specialistë”, përfundon raporti mjekoligjor.

Gjyqtari Shkëlqim Miri e kaloi në paraburgim natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk iu ndryshua masa e sigurisë as në seancën e datës 29 dhjetor 2017. Ai u arrestua pas një skandali korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Miri akuzohet se ka marrë 30 mijë euro në këmbim të votës pro lënies në fuqi të një vendimi që i rikualifikonte veprën penale një të dënuari për vrasje, konkretisht shtetasit Gentian Doda. Ky i fundit, ishte dënuar me vrasje në mungesë, por pas ekstradimit nga SHBA-të, iu rishqyrtua çështja dhe në përfundim u dënua për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”. Gjatë kontrolleve në banesën e gjyqtarit Miri, u gjetën edhe 330 milionë lekë të vjetra të padeklaruara./panorama/a.m.

Next Post
Parashikimi optimist për 2018-ën: Rritje e lartë ekonomike dhe ulje e borxhit

Shifrat impresionuese të rritjes së ekonomisë botërore, lajm i mirë edhe për vendet e varfra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com