• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Kalaja u shpall “Dëshmor i Atdheut”, avokati i Shkambit kundër: S’po respektohet ligji

by A R
16/07/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Shkodrës për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmori i Atdheut”, të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, ka reaguar avokati i të pandehurit, autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambit.

Sipas deklaratës të siguruar nga gazetarja e Klan News Glidona Daci, avokati i Shkambit shprehet se ndan dhimbje për humbjen e jetës së gjyqtarit dhe shpreh respekt për figurën e tij. Mirëpo, ai deklaron se statusi “Dëshmor i Atdheut” duhet të jepet vetëm në përputhje me kriteret që përcaktohen në ligj.

Avokati argumenton se vlerësimi i figurës së gjyqtarit e respekti për detyrën që ka ushtruar janë gjëra të ndryshme nga përmbushja e kritereve ligjore për të marrë këtë status.

Avokati thekson se procesi penal ndaj klientit të tij është në zhvillim dhe se gjykata nuk ka dhënë një vendim pëfundimtar. Ai nënvizon se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së këtij propozimi.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës të të pandehurit, ndjej detyrimin profesional dhe etik të reagoj lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut për miratimin e propozimit për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit të ndjerë.

Së pari, dua të shpreh edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e gjyqtarit dhe respektin për jetën e humbur në një ngjarje tragjike që ka prekur të gjithë shoqërinë shqiptare.

Po aq e rëndësishme është që, në një shtet të së drejtës, emocionet dhe dhimbja kolektive të mos zëvendësojnë zbatimin korrekt të ligjit. Vlerësimi i figurës së një personi dhe respekti për kontributin e tij institucional janë çështje të ndryshme nga përmbushja e kritereve ligjore për dhënien e një statusi të caktuar.

Statusi “Dëshmor i Atdheut” nuk mund të mbështetet vetëm mbi ndjenjën e dhimbjes apo rëndësinë e detyrës së ushtruar, por duhet të mbështetet në kushtet dhe kriteret e përcaktuara shprehimisht nga legjislacioni në fuqi. Ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt me origjinë civile, i cili kishte zgjatur për shumë vite dhe nuk kishte lidhje me luftën kundër kriminalitetit, terrorizmit, mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues apo situata të tjera që ligji parashikon si bazë për fitimin e këtij statusi.

Për këtë arsye, lind detyrimisht pyetja juridike nëse ekziston një bazë ligjore e mjaftueshme që e mbështet këtë propozim. Shteti i së drejtës ndërtohet mbi parimin e legalitetit. Institucionet publike nuk mund të veprojnë përtej kompetencave dhe kritereve që u njeh ligji, sado fisnike të jenë motivet morale apo emocionale. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se procedimi penal ndaj klientit tim është ende në zhvillim. Hetimet nuk kanë përfunduar, provat nuk janë administruar në tërësinë e tyre dhe gjykata nuk është shprehur ende me një vendim përfundimtar. Çdo zhvillim institucional që paraprin përfundimin e procesit duhet të trajtohet me kujdes maksimal, në mënyrë që të mos krijohet perceptimi se çështja është paragjykuar.

Shoqëria shqiptare ka kaluar prej vitesh plagë të thella për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë, vonesave të gjata procedurale dhe mungesës së besimit tek institucionet. Këto plagë nuk shërohen duke zgjeruar me interpretim kategori juridike që ligji nuk i parashikon, por duke respektuar me përpikëri ligjin dhe duke garantuar procese të drejta, të paanshme dhe transparente për çdo qytetar. Respekti për kujtimin e gjyqtarit të ndjerë dhe respekti për ligjin nuk janë koncepte që përjashtojnë njëri-tjetrin. Përkundrazi, nderimi më i madh për institucionet e drejtësisë është që ato të veprojnë gjithmonë brenda kufijve të ligjit.

Ligji nr. 109/2018 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut” përcakton në nenin 2 se qëllimi i tij është njohja ose shpallja me këtë status e personave që kanë dhënë jetën në rrethana të posaçme, të lidhura me mbrojtjen e interesave kombëtare, integritetit territorial, luftën kundër terrorizmit, krimit ndaj jetës së individit, mbrojtjen e pronës publike ose shpëtimin e jetës së njerëzve në situatat e parashikuara nga ligji. Kjo dispozite përcakton qartazi kufijtë brenda të cilëve mund të zbatohet ligji. Paralelisht Neni 5 i ketij ligji parashikon në mënyrë të detajuar dhe shteruese kategoritë e personave që mund të shpallen ose të njihen me statusin “Dëshmor i Atdheut”. Këto nuk janë kritere orientuese, por kushte ligjore të detyrueshme, të cilat duhet të provohen me fakte dhe dokumentacion administrativ. Autoritetet  nuk mund t’i zgjerojnë këto kategori përtej rasteve të parashikuara shprehimisht nga ligji por janë të detyruara të zbatojnë ligjin ashtu siç është miratuar nga Kuvendi dhe jo ta zgjerojnë atë përmes interpretimeve që tejkalojnë përmbajtjen e tij. Në rastin konkret, çështja nuk mund të vlerësohet mbi bazën e rëndësisë së funksionit që ushtronte viktima apo mbi ndikimin qe ngjarja ka pasur ne opinionin publik. Respekti për figurën e të ndjerit është i padiskutueshëm, por ai nuk zëvendëson domosdoshmërinë e përmbushjes së kritereve që vete ligji ka vendosur për fitimin e këtij statusi.

Në çdo procedurë administrative për dhënien e këtij statusi është e domosdoshme të provohet se rasti konkret përputhet me një nga kriteret e nenit 5. Në mungesë të një përputhjeje me kriteret ligjore, dhënia e statusit nuk mund të mbështetet mbi vlerësime morale, institucionale apo emocionale, pasi këto nuk përbëjnë bazë ligjore sipas ligjit nr. 109/2018 “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”.

Ne cilesine e mbrojtesit ligjor, deklaroj se do të përdorim të gjitha mjetet juridike të parashikuara nga ligji për të kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së këtij propozimi dhe të çdo akti administrativ që rrjedh prej tij. Ky nuk është një qëndrim kundër kujtimit të gjyqtarit dhe as kundër familjes së tij. Është një qëndrim në mbrojtje të parimit kushtetues të legalitetit, sipas të cilit çdo vendim i autoriteteve publike duhet të ketë një bazë të qartë ligjore. Në fund, u bëj thirrje të gjitha palëve, institucioneve dhe opinionit publik që ta trajtojnë këtë çështje me qetësi, maturi dhe respekt reciprok. Vetëm një proces i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar në ligj mund t’i shërbejë drejtësisë, familjeve të prekura dhe interesit publik. Faleminderit!”, thuhet në deklaratë.

Next Post
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Beqaj: Kuvendi duhet të hetojë zbatimin e gabuar të konceptit të “funksionarit të lartë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

BE-ja mesazh Serbisë pas zgjedhjeve: Detyrimet në dialogun me Kosovën mbeten në fuqi

October 28, 2026
Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

Mashtrimet për blerjen e 17 mijë ventilatorëve gjatë COVID-it, Hungaria kryen disa bastisje! Disa të arrestuar

October 28, 2026

Opozita shqiptare duartroket, por nuk kupton

October 28, 2026
Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

Sulm i dyshuar terrorist pranë ambasadës izraelite në Beograd, reagon Ministria e Jashtme e Izraelit

October 28, 2026
Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

Lufta me Iranin i kushton SHBA-së mbi 47 miliardë dollarë, Pentagoni përgatitet për rikthimin e luftimeve

October 28, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Identifikohet personi që humbi jetën në aksidentin e Prezës, kush është i riu i dyshuar që u shoqërua nga policia

October 28, 2026
Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

Arrestohen një grua dhe një djalë, Policia: Sulmuan Ministrinë e Arsimit dhe dogjën kazanë mbeturinash

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In