• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme përballet sot me vetingun, ja pasuria e Bib Ndrecës

by A R
26/02/2020 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër gjyqtar i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion do të kalojë në sitën e vetingut. Sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në orën 10:00 pritet të zhvillojë seancën dëgjimore për gjyqtarin Bib Ndreca, i cili është i komanduar me pëlqimin e tij në institucionin më të ri të drejtësisë, Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërkohë, vlen të theksohet se nëse Ndreca konfirmohet në detyrë nga të dyja shkallët e vetingut, do të emërohet përherë në Gjykatën e Posaçme. Sa i përket seancës, në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, njoftohej se trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko, do të gjykojë gjyqtarin Bib Ndreca. Ndërkohë, BIRN ka publikuar raportin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Ndreca.

“Në deklarimin e saj për herë të parë në vitin 2009, gjyqtari Bib Ndreca deklaronte pasuri familjare me vlerë 2.2 milionë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 6.3 milionë lekëve. Në fund të vitit 2017, gjyqtari zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.1 milionë lekë, një automjet me vlerë rreth 159 mijë lekë si dhe likuiditete bankare prej 48 mijë lekësh”, shkruan BIRN.

Më tej ka vijuar me të ardhurat familjare të deklaruara nga gjyqtari. Ky i fundit ka deklaruar 14.7 milionë lekë dhe rreth 70% e të ardhurave sigurohen nga paga për shkak të funksionit të gjyqtarit, ndërsa paga e bashkëshortes si mjeke zë rreth 17% të totalit. Gjithashtu Ndreca dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 6% të të ardhurave nga dhuratat e familjarëve, ndërsa 3% të tjera konsiderohen të ardhura nga qiraja. Lidhur me deklaratat e pasurisë, dhuratat nga familjarët dhe huat e marra për të mbuluar shpenzimet, Ndreca ka deklaruar një automjet të dhuruar nga vëllai me vlerë 12 mijë euro në vitin 2009, automjet të cilin subjekti e shet në vitin 2014 për 1.2 milionë lekë.

Gjithashtu, sipas BIRN, gjyqtari dhe bashkëshortja e tij gjatë periudhës deklaruese, kanë deklaruar dhurata nga të afërmit në vlerën e 889 mijë lekëve. Gjithashtu, gjyqtari Ndreca deklaron vlera të konsiderueshme të marra hua nga të tretët fillimisht për blerjen e një apartamenti dhe më pas për shpenzime shëndetësore.

/a.r

Next Post

Konflikti me Ukrainën, Rama takohet sot në Moskë me shefin e diplomacisë ruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com