• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtari i Berishës po sulmohet që të bëhet “shembull” për të tjerët

by Mero Baze
04/01/2025 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati se pse Berisha i bën biografinë çdo gjyqtari apo prokurori që merr vendime negative ndaj tij nuk ka lidhje me personalitetin e gjyqtarit apo prokurorit. Nuk ka rëndësi nëse ata janë të aftë apo vërtet të pafatë, të ndershëm apo, siç thotë Berisha, të korruptuar, transparentë apo njerëz që fshehin të shkuarën e tyre.

Berisha ka tanimë një traditë të konsoliduar, në të cilën faktet janë të panevojshme kur nis një fushatë sulmesh ndaj njerëzve të drejtësisë. Arsyeja nuk është të na ndriçojë ne se kush e ka dënuar atë, por që gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë të shohin se çfarë mund t’i gjejë kur të shqiptojnë vendimet për të.

Kaq është e gjithë histeria e tij.

Në rastin e gjyqtarit Pëllumbi, ka gjetur një dajo socialist, ndërkohë që i njëjti gjyqtar ka dënuar një ministër socialist me një vendim të diskutueshëm, por që nuk e bëri atë objekt sulmesh personale.

Ajo që është interesante në këtë traditë sulmesh të Berishës është fetishizimi që ai ka për biografinë e njerëzve. Për të, është shumë e rëndësishme se kë ke kushëri, kë ke dajë, hallë, xhaxha, çfarë kanë bërë ata në jetë dhe si ti je përgjegjës për ta.

Unë, personalisht, i jam mirënjohës Berishës, pasi gjatë kohës që ishte në pushtet, dhe unë e sulmoja në shtyp për korrupsionin e familjes së tij, pasi arrita të njoh edhe kushërinj të pestë apo të shtatë, të cilët nuk e dija që ekzistonin. Falë sulmeve të tij, që i hiqte nga puna apo zbulonte lidhjet e tyre me mua, mësova për fisin tim të madh. Vetëm kur më trokisnin në shtëpi dhe më thoshin se, për shkakun tim, ishin hequr nga puna dhe më tregonin se ishim kushërinj të largët, e kuptova këtë.

Një muaj më parë, për shembull, zbuloi se djali i dajos së gruas së Altin Dumanit ka punuar në Bashkinë e Tiranës dhe kompleksonte Altin Dumanin për hetimin ndaj Erion Veliajt. Tani zbulon se daja i këtij gjyqtari paska qenë në vitet 2000 zëvendësministër i Ilir Metës, të cilin Berisha e ka aleat. Ndërsa për Irena Gjokën, ai ka zbuluar mbiemrin e burrit dhe një mbiemër të mëparshëm të familjes së saj, duke e bërë përgjegjëse për një gjë të tillë. Baxhanakun e vet nuk arriti ta njihte para se te jepte jetën në Gërdec për paratë e Shkëlzenit.

Kjo mani e tij lidhet jo vetëm me të shkuarën e tij si Sekretar Partie në komunizëm, ku biografia ishte vendimtare në karrierë, por edhe me konceptin e tij primitiv për fisin dhe kushërinjtë, që duhet të gëzojnë privilegjet e dikujt në pushtet.

Është kjo arsyeja që korrupsioni në regjimin e Berishës u formulua rreth djalit dhe vajzës së tij, përmes kushërinjve të tyre dhe më tej përmes miqve e shokëve të tyre. Por edhe kontrolli mbi korrupsionin ishte fisnor. Argita emëronte drejtorë të lidhur me fisin, ndërsa Shkëlzeni përdorte pjesëtarë të fisit apo shokë besnikë si “bedelë” për të faturuar hipoteka apo veprime financiare, duke fshehur gjurmët. Në të gjitha rastet, lidhjet fisnore kanë qenë vendimtare.

Prandaj mos u përpiqni të gjykoni se si është ky gjyqtari që ka dhënë vendim për Berishën. Mund të jetë shumë profesionist ose jo profesionist, por nuk po sulmohet për këtë. Po sulmohet që çdo kush, pas tij, ta dijë se do t’i tregojnë edhe kushërinjtë e dhjetë kur të marrë vendime për Berishën. Dhe nuk është se nuk tremben prej kësaj. Disa vendime pro tij janë pasojë e kësaj frike, e cila ka funksionuar.

Next Post
Tragjedia në Cetinje, kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm! Qeveria, nismë ligjore për armët e zjarrit

Tragjedia në Cetinje, kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm! Qeveria, nismë ligjore për armët e zjarrit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    12 months ago

    Ky monstra e vicidolit,bashke ndytsirat e tije,do ti hane M….. GJYQTARIT.trima ishin kure kishin monstren,ne krye te kriminelve,qe i urdheronte te vritshin kundershtaret.A tani skane bythe per asgje,shurrohen,e dhi…. ne breke,nga SPAKU.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com