• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda del para KPK-së

by Java News
27/05/2019 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është duke zhvilluar seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara. Sipas KPK, hetimi është kryer për të tre kriteret, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës.

Në lidhje me pasurinë, Larës i është ngarkuar barra e provës për disa pasaktësi në pasuritë e hetuara, që i përkasin pasaktësive në burimin e blerjes së apartamentit në Tiranë dhe disa pasaktësi në huat e marra. Ndërkohë, në seancë u relatua se nga 5 denoncime të publikut, KPK ka veçuar dhe ka kërkuar shpjegime nga gjyqtari për një vendim të Apelit, ku Lara ka qenë pjesë e kolegjit gjykues.

Bëhet fjalë për dy persona që janë akuzuar si pjesë e “Hakmarrja për drejtësi”, vendimi për fajësinë e tyre është prishur nga një tjetër trup gjykues dhe për këtë Komisioni kërkoi shpjegime. Në seancë, Lara tha se edhe nëse do kthehej pas, nuk mendonte se do bënte ndonjë ndryshim. 481c7af1-9b44-43ce-be41-2602530a29a0

Raporti KPK

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehur pasurinë, subjekti nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasurit: apartament 66 metra katrorë në Tiranë, blerë në vitin 2006 për 8 milionë e 500 mijë lekë. Burim është deklaruar 3 milionë lekë të përfituara nga shitja e një apartamenti si dhe huaja prej 5 milionë lekë në bank. Pasi janë bërë verifikimet e duhura, është konatatuar se shitja e apartamentit në Durrës është bërë më vonë se lidhja e kontratës së apartamentit në Tiranë.

Subjekti nuk e ka pasur shumën për lidhjen e kontratës së blerjes. Ndërkohë, subjekti ka shpjeguar se tre ditë para lidhjes së kontratës ka tërhequr kesh 1 milion lekë për blerjen, nga një llogari e tij. Ky fakt është vërtetuar nga banka dhe nga analiza financiare, rezulton se ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë tërheqje.

Për një pjesë të shumës që ka shlyer blerjen, subjekti ka deklaruar se bashkëshortja e ka marrë kesh te një person i afërt. KPK ka kërkuar vërtetimin e marrjes së kësaj shume, duke kryer një hetim edhe për pasurinë e personit që ka dhënë huan. Subjektit i kaloi barra e provës për mospërputhjen në deklarim për burimin e kësaj pasurie.

Subjektit gjithashtu i kaloi barra e provës për vërtetimin që personi që ka dhënë huan kesh, ka burime të ligjshme. Lidhur me huan 5 milionë lekë, si burim tjetër i blerjes së apartamentit, është hetuar dhe ka rezultuar se përputhen deklarimet. Në pronësinë e Larës është edhe një depozitë 19 milionë lekë me pjesë takuese 50%. Burim krijimi është transferimi i shumës 21 milionë lekë nga banka amerikane e investimeve. Kjo pasuri është krijuar nga shpronësimi i një pasurie të paluajtshme, ku nëna e tij ka qenë bashkëpronare.

Nga hetimi, ka rezultuar se nuk ka pasur pasaktësi për këtë pasuri. Janë deklaruar likuiditete në BKT, në shumën 743 mijë lekë pjesë takuese 100%. Subjekti ka një hua pa afat 1 milion e 3 mijë lekë marrë nga tezja e tij. Gjatë hetimit, u vërtetua se kjo shumë ka kaluar në bankën popullore nga shtytësja P.Z., për shlyerjen e kredisë. Lidhur me këtë hua, vihet re se subjekti ka deklaruar shlyerjen e interesit, ndërkohë ka deklaruar faktin e dhurimit të interesit nga tezja e tij.

Më tej, gjatë hetimeve paraprake, u konstatua edhe një kontratë huaje, ku kunati i ka dhënë huamarrësit, Dhimitër Larës, në shumën 1 milion e 5 mijë lekë, për shlyerjen e kredisë. Kjo hua është shlyer nga subjekti tërësisht. Nga hetimi ka rezultuar se Lara ka qenë i saktë në deklarimin e marrjes dhe shlyerjes së saj. Shtetasi që i ka dhënë hua, rezulton se nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për dhënien e huasë. Për këtë konstatim, gjyqtarit i ka kaluar barra e provës. Subjketi ka dhënë shpjegimet e tij për këto konatatime, duke dorëzuar prova që vërtetojnë fitimin neto të shoqërisë së administruar nga personi që ka dhënë huan.

Gjithashtu, është deklaruar edhe një hua tjetër, që i ka dhënë kunati. Huaja vërtetohet nga banka dhe nuk kanë rezultuar probleme. Bashkëshortja ka deklaruar llogari page në vlerën 35 mijë lekë. Djali ka deklaruar llogari rrjedhëse në vlerën e 20 mijë lekëve. Nëna e subjketit ka deklaruar depozitë 19 mijë lekë në bashkëpronësi me gjyqtarin. Nga hetimet për këto pasuri, nuk janë konstatuar problematika.

Në lidhje me figurën, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi nuk ka pasur të dhëna që subjekti është përfshirë në kontakte të papërshtatshme apo afera korruptive. Në lidhje me aftësitë profesionale, ka rezultuar se gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga KLD, edhe nga verifikimi i KPK, nuk kanë rezultuar problematika.

Nga 5 denoncime të publikut, është vecuar një denoncim nga dy shtetas që janë akuzuar si pjesë e “Hakmarrjes për Drejtësi”, se janë dënuar padrejtësisht nga trupa e Apelit, pjesë e të cilës ka qenë edhe Lara. Denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe ka probleme me aftësitë profesionale.

Nga verifikimet, konstatohet se këtë vendim ndaj O.Sh., L.SH. e të tjerë, e ka ndryshuar një tjetër trup gjykues e Apelit. Për këtë konstatim subjektit i është kërkuar shpjegime të cilat KPK do ti shqyrtojë para marrjes së vendimit.

Next Post
KQZ regjistron kandidatët për këshilltarë të Bindjes në Libohovë, rrëzohet KZAZ-ja

KQZ regjistron kandidatët për këshilltarë të Bindjes në Libohovë, rrëzohet KZAZ-ja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këtu janë të gjithë liderët që dua”/ Trump firmos Bordin e Paqes: Zakonisht ka dhe 2-3 që nuk i dua, por këtu i pëlqej të gjithë

“Këtu janë të gjithë liderët që dua”/ Trump firmos Bordin e Paqes: Zakonisht ka dhe 2-3 që nuk i dua, por këtu i pëlqej të gjithë

January 22, 2026
Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

Balluku plas gazit në Kuvend! Çfarë tha kreu i PD-së që e bëri të qeshë zëvendëskryeministren

January 22, 2026
Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

Kushtetuesja shqyrton pezullimin e saj nga detyra, Balluku në Kuvend! Shehaj: Dua provat e SPAK! Ajo është ulur aty edhe po tallet

January 22, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

January 22, 2026
Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

Analiza e Financial Times: Trump krijon “Bordin e Paqes” me autokratë dhe monarkë

January 22, 2026
“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

“Hiqni emrin e Ramës, vini emrin e Bajram Begajt”, zbardhen amendimet e PD për Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

The Guardian: Merr fund kriza për Groenlandën! Trump “e shiti” si fitore marrëveshjen e kufizuar…

January 22, 2026
Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

Kryeministrja Frederiksen: Danimarka kërkon respekt për integritetin e saj territorial

January 22, 2026
“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

“Balluku”, Këshilli i Ministrave: Pezullimi i ministrit s’mund të bëhet nga GJKKO, na u bllokua veprimtaria

January 22, 2026
“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In