• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Artur Malaj në filtrin e vettingut, raporti i DSIK: Eshtë i përfshirë në afera korruptive!

by Java News
31/07/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artur Malaj është gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit prej korrikut të vitit 2013. Ai po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Malaj ka zgjedhur te jete i pranishem vete ne salle, pa avokat. Sipas ILDKPKI nuk ka probleme.

Ai ka ne pronesi toke bujqesore ne Vlore me siperfaqe 2000 metra katrore. Toke ullishte me siperfaqe 3500 meter katrore, po ne Vlore, ne pronesi 50%. Ka nje apartament ne Tirane 106 meter katrore, blere per 55 mije euro, me garazh. Ka marre kredi 5 mln leke ne banke. Nderkohe qe garazhi rezulton me siperfaqe 16 m2 blere ne vitin 2008, me 50% blere per 500 mije leke. Ne raport theksohet se ka probleme me kontratat e blerjes se shtepise, pasi parate jane paguar jashte noterit.

KPK thote se ka dyshime se gjyqtari eshte i perfshire ne afera korruptive. DSIK thote se ai eshte perfshire ne afera korruptive si kryetar i Gjykates se Vlores, duke favorizuar pale ne proces ne kembim te parave dhe favoreve. KPK ka administruar dosjet e cituara si korruptive nga DSIK dhe ka dale ne perfundimin se raporti eshte i paplote dhe i pabazuar ne prova dhe fakte.

***

Artur Malaj ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës nga viti 2004 deri në vitin 2013; kur u emërua nga presidenti i Republikës si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Malaj ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Artur Malaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Artur Malaj zotëronte një pasuri me vlerë 750 mijë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Referuar deklaratës së tij fillestare, ai kishte 4500 metër katrorë tokë të përfituar nga ligji 7501 dhe ai i kthimit dhe kompensimit të pronave, një automjet dhe 300 mijë lekë kursime në cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Malaj rezulton e rritur me 47 herë, duke kapur shifrën 35.5 milionë lekë. Pasuria familjare e zotit Malaj ndahet në 27.9 milionë lekë likujditete në bankë, 7.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe një automjet në vlerën e 300 mijë lekëve.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, të ardhurat familjare të gjyqtarit Malaj janë 60.8 milionë lekë. Peshën kryesore të të ardhurave e zë aktiviteti i bashkëshortes si notere me 72.4 për qind të totalit. Paga si gjyqtar e subjektit të rivlerësimit zë vetëm 25.3 për qind ndërsa 0.3 për qind e totalit përbëhet nga të ardhurat e siguruara nga mësimdhënia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat njëra prej tyre rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 1.2 milionë lekësh.

Më konkretisht, në deklaratën e vitit 2014 bashkëshortja e zotit Malaj deklaron hapjen e një depozite bankare në shumën 90 704 euro. Burimi i deklaruar i kësaj depozite është pakësimi i kursimeve në cash ndër vite në vlerën 82 450 euro; por referuar deklarimeve periodike, kursimet në cash llogariten deri në atë moment në rreth 6 milionë lekë.

Gjithashtu, në vitet 2006, 2007 dhe 2008 bashkëshortja e subjektit deklaron likujditete në bankë nga të ardhurat e aktivitetit të saj si notere, por nuk ka shënuar në rubrikën përkatëse sa është fitimi neto nga këto të ardhura.

Për vitet 2005-2017, rezulton se familja Malaj ka siguruar më shumë se 44 milionë lekë të ardhura nga aktiviteti i noterisë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Marre nga Reporter.al

Next Post
Akuzohet për korrupsion, nis seanca për ish-gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri

Krimet e Rënda shtyjnë për në shtator gjyqin për Shkëlqim Mirin, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In