• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtari Artan Zeneli, sërish në vetting, KPA shqyrton ankimimin me dyer të mbyllura

by Java News
04/02/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka nisur shqyrtimin në dhomë këshillimi pas kërkesës së ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli, i shkarkuar nga detyra prej shkallës së parë të vetting-ut. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pasi gjykata e Vetting-ut do të shikojë në dhomë këshillimi kërkesën e gjyqtarit të cilit iu zbuluan probleme me pasuritë, por edhe papërshtatshmëri me detyrën, pasi i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

Trupi gjykues, i cili më herët ka vulosur vendime përjashtimi për gjyqtarë e prokurorë të pakonfirmuar, përbëhet nga ish-prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Albana Shtylla, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm, Natasha Mulaj. Kryeson trupën Rezarta Schuetz dhe relaton Ardian Hajdari, por nuk mungojnë sërish as vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së, të cilët po monitorojnë procesin.

Por, ky muaj do të jetë i ngjeshur për shkallën e dytë të Vetting-ut, pasi është njoftuar seancë edhe për ish-gjyqtarin tjetër të lartë Shkëlzen Selimi, gjithashtu i shkarkuar pasi ONM zbuloi lidhjet e tij me krimin. Ndërsa javën tjetër KPA-ja do të trajtojë edhe ankesën e ish-gjyqtarit kushtetues Gani Dizdari.

Që prej nisjes së skanimit, Kolegji i Posaçëm i ka lënë në fuqi vendimet e shkarkimeve për 8 subjekte duke konfirmuar çdo gjetje të KPK-së. Në këtë mënyrë janë përjashtuar përfundimisht Besim Trezhnjeva, Besa Nikëhasani, Luan Kaloçi, Tom Ndreca, ish-gjyqtarët kushtetues Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo. Ajo që kuptohet nga këto vendime është se shkalla e dytë e Vetting-ut është e patundur në gjetjet e komisionerëve të kualifikimit dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që zbuluan skandale në drejtësi që nga pasuritë e pajustifikuara e deri tek implikimi i gjyqtarëve me komponentë të krimit të organizuar.

Probleme të theksuara i dolën edhe Artan Zenelit jo vetëm për disa apartamente, por edhe për mënyrën se si ai kishte blerë një vilë në një zonë rezidenciale. Më herët, emri i Artan Zenelit doli në listën e zezë të Ambasadës Amerikane si një ndër gjyqtarët që i ishte refuzuar viza, një fakt për të cilin ju kërkua llogari dhe gjatë Vetting-ut.

/a.meta

Next Post
Politika mban frymën, KLP hap garën nesër për krijimin e SPAK

EMRI/ SPAK, një tjetër prokuror aplikon dhe hyn në garë, shkon në 9 numri i kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In