• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarëve që do u nënshtrohen Vettingut do u verifikohen edhe fotot e gëzimeve familjare

by A R
30/08/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut, për secilin prej tyre do të ketë një dosje të veçantë për kontaktet që mund të kenë pasur me personat të botës së krimit.

“Panorama” shkruan se kundër tyre mund të përdoren edhe pamjet filmike apo fotografitë e gëzimeve familjare, si dasma, fejesa apo festa të ndryshme, në të cilat kanë qenë të pranishëm dhe persona me rekorde kriminale, apo të përfshirë në trafiqe.

Gjatë debatit në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, ka kërkuar sqarime se si mund të vlerësohet nëse gjyqtari apo prokurori është vënë nën presion në punën e tij. Shefi i Misionit të EURALIUS ka sqaruar deputetët se pjesë e vlerësimit do të jenë dhe miqësitë apo shoqëritë e personave të krimit të organizuar me gjyqtarët dhe prokurorët.

Ai ka kërkuar që të mblidhen sa më shumë evidenca kundër magjistratëve që do t’i nënshtrohen vetingut.

“A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë.

Pra, keni tregues të tillë. Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’-it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por nëse ju keni, gjithashtu, një fotografi ku kemi këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra.

Ne i kemi parë në praktikë dhe jemi përpjekur të koleksionojmë, të mbledhim dhe nuk dimë se çfarë lloj evidence duhet të marrim. Mund të jetë e nevojshme të kemi një panoramë të madhe, e cila përbëhet nga pjesë të vogla, dhe në qoftë se i bashkoni këto 10 pjesë së bashku me pjesët e tjera, ju mund të keni një panoramë dhe mund të thoni që, nëse i vendosa të gjitha këto pjesët e ‘puzzle’-it, atëherë pamja që kam unë në fund mund të më justifikojë të gjitha vlerësimet dhe në fund kjo nuk është ajo që ju doni të shikoni si gjyqtar, pra barra e provës kthehet”, është shprehur Rainer Deville./a.m.

Next Post
VIDEO/ Makina në Don Bosko “shkon” për të pirë një kafe

VIDEO/ Makina në Don Bosko "shkon" për të pirë një kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

Braho raporton në Komisionin e Ligjeve, SPAK me plan të ri për hetimet dhe BKH-në

July 3, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: 8.9 miliardë lekë më shumë për buxhetin e shëndetësisë. Investime për…

July 3, 2026
Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

Kufiri i hollë mes arrogancës dhe përulësisë

July 3, 2026
Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

Padia e Veliajt për Ols Dadon, sot seanca e radhës në Gjykatën Administrative

July 3, 2026
‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: Nuk ikën kryeministri që mori mandatin para 9 muajsh!

July 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës: Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat e zodiakut

July 3, 2026
Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

Ndërtuesit shohin më pak interes për apartamente, çmimet drejt frenimit

July 3, 2026
“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

“E aftë për t’u maskuar si burrë” identifikohet autorja e atentatit në Monako: Është në arrati në Europë

July 3, 2026
“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

“Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

July 3, 2026
Mrekulli pas tërmeteve me mbi 2500 viktima në Venezuelë, shpëtohet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja një person

Mrekulli pas tërmeteve me mbi 2500 viktima në Venezuelë, shpëtohet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja një person

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In