• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarët që varrosën 21 janarin dhe si e mbajtën të fshehtë vendimin

by Aalison Pearse Stevens
26/04/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vjet më parë, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në një takim me gazetarët tha se brenda 6 muajve, dosja “21 Janari” do të merrej në shqyrtim nga kolegji penal i caktuar për gjykimin e kësaj çështjeje.

Të njëjtën deklaratë, Zaganjori e përsëriti sërish para gazetarëve pak javë më parë, kur tha se kjo çështje do të shqyrtohet brenda pak kohe.

Këtë herë, gjyqtarët e çështjes nuk e nxorën blof kryetarin e tyre, pasi e shqyrtuan çështjen brenda pak muajsh.

Por vendimi ishte i papritur.

“Mospranim i rekursit të prokurorisë për çështjen penale me të pandehur Ndrea Prendin dhe Agim Llupon”, kështu janë shprehur pesë gjykatësit e lartë, pasi shqyrtuan kërkesën e prokurorisë dhe dosjen e pagëzuar tashmë me emrin “21 Janari”.

Për të dalë në këtë konkluzion, gjykatësve ju deshën plot 2 vjet e gjysmë nga koha kur prokuroria dërgoi për gjykim dy të pandehurit e akuzuar për tri vrasje, përgjatë protestave të opozitës së kohës, zhvilluar më 21 janar të vitit 2011.

Mospranimi i rekursit do të thotë mbyllja përfundimtare e një prej proceseve më të bujshme të drejtësisë shqiptare, i cili tashmë do të mbajë vulën e mbylljes me procedurë.

Sipas burimeve të rezervuara, shkruan gazeta Mapo, mësohet se vendimi është marrë të premten e javës së shkuar nga gjyqtarët Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi.

Ata nuk kanë njoftuar askënd për këtë vendim, madje as sekretarinë e Gjykatës së Lartë, ndërsa ky institucion ende nuk ka bërë një njoftim për mediat.

Gjykatësit kanë shfrytëzuar një të drejtë ligjore, e cila jo vetëm varros përfundimisht çështjen, por nuk i detyron ata të japin një arsyetim përse kanë vendosur mospranimin e rekursit në dhomën e këshillimit, pa e kaluar çështjen më parë në shqyrtim gjyqësor.

Më 28 tetor të 2013-s, Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke mos pranuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit ndaj ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi dhe vartësit të tij Agim Llupo, të cilët u dënuan nga Gjykata e Apelit për vrasje nga pakujdesia.

Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burg ndërsa ish-gardisti, Agim Llupo, me 3 vjet heqje lirie. Gjyqtarët Ervin Metalla (Kryesues), Evgjeni Sinojmeri (Anëtare) dhe Agim Bendo (Anëtar) i shpallën fajtor Prendin dhe Llupon, për veprën “Vrasje nga pakujdesia”.

Në një vendim prej 23 faqesh, me dy vota pro dhe një kundër, Gjykata e Apelit ka renditur të gjitha argumentet, përse prishi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që u kishte dhënë pafajësinë dy të pandehurve, Prendi dhe Llupo.

Mes të tjerash, gjykata arsyeton se “përdorimi i forcës nga të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, duke qëlluar me armë zjarri në ajër në rastin e sulmit që iu bë viktimave të Gardës dhe objektit të Kryeministrisë, si objekt i rëndësisë së veçantë më datë 21 janar 2011, pas paralajmërimeve përkatëse ishte i bazuar në ligj, por jo proporcional në raport me viktimat Faik Myrtaj e Ziver Veizi, të cilët nuk bënin pjesë te protestuesit, pjesë aktive e sulmit”.

Mandej, arsyetohet se “Gjykata e Apelit, në ndryshim nga Gjykata e Shkallës së Parë, çmon se i pandehuri Ndrea Prendi dhe i pandehuri Agim Llupo kishin detyrimin objektiv dhe mundësinë subjektive për të parashikuar se mënyra sesi ata qëllonin me armë zjarri në ajër, me fishekë luftarakë mund të sillte pasojat që erdhën në fakt. Fakti që kanë qëlluar në ajër, pra, jo drejt viktimave, nuk i çliron të pandehurit nga përgjegjësia që ata kanë për të qëlluar në këndin dhe mënyrën e duhur në ajër”.

 

Next Post

Komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me AKP-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com