• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqtarët nuk e duan Vettingun por kërkojnë zbatimin menjëherë të rritjes së pagave…

by A R
03/12/2016 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armata e gjyqtarëve vijon rezistencën kundër zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Pas bllokimit të ligjit të Vetingut, në bashkëpunim me Partinë Demokratike, Gjykatën Kushtetuese dhe KLD, gjyqtarët kërkojnë rrëzimin e një tjetër ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Ashtu siç edhe pritej, dy shoqata të gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kanë depozituar dje një padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Referuar përmbajtjes së padisë, gjyqtarët kërkojnë rrëzimin e disa neneve dhe pikave të rëndësishme të ligjit në fjalë, duke nisur që nga parashikimet për heqjen e disa kompetencave të KLD për emërimin dhe transferimin e gjyqtarëve, për kompetencat e reja të kryetarëve të gjykatave, për kushtet e pezullimit dhe shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve, për konfliktin e interesit për shkak të familjarëve në të njëjtën gjykatë apo në gjykatën e nivelit më të lartë, për formulën e pagave, parashikimet për uljen e pagës për shkak të uljes së ngarkesës në punë deri në 75 për qind etj, raporton Shqiptarja.com.

Gjyqtarët kërkojnë dyfishimin e rrogave pa iu nënshtruar procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Qeveria, në buxhetin për vitin 2017, ka parashikuar dyfishimin e pagave për 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Por, dyfishimi i rrogave është kushtëzuar me procesin e Vetingut. Në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dyfishimi i pagave dhe përfitimet e tjera, janë parashikuar vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë me sukses procesin e Vetingut.

Ndërkaq, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e këtij parashikimi. Ata duan paga të larta pa kaluar në filtrin e Vetingut. “Vlerësojmë se kufizimi i përfitimit të pagës dhe përfitimeve të tjera që parashikohen në këtë ligj me kalimin e procesit të Vetingut, jo vetëm që cënon parimin e prezumimit të pafajësisë e barazisë përpara ligjit, por cënon në mënyrë të hapur dhe parimin e proporcionalitetit. Kështu, në rastin konkret nuk justifikohet interesi publik i këtij kufizimi. Madje i pajustifikuar është dhe afati 1 Janar 2019 i vendosur për marrjen e pagës së re”, thuhet në padinë e gjyqtarëve.

Gjyqtarët thonë se kushtëzimi i rritjes së pagave me procesin e Vetingut u cenon nderin dhe dinjitetin. “Kjo dispozitë jo vetëm që cënon parimin e prezumimit të pafajësisë duke e filluar procesin e Vetingut me paragjykim se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë fajtor, por në vetvete kjo dispozitë cënon në thelb nderin dhe dinjitetin e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë qoftë si funksionar publik, qoftë dhe si individ”, thuhet në padi.

Sipas gjyqtarëve, ky parashikim cënon parimin e barazisë përpara ligjit. “Kjo për faktin pasi do të ndodhë dhe mund të ndodhë që në të njëjtën kohë, në një gjykatë, madje në një trup gjykues, dy gjyqtar për punën e tyre të përditshme, të kenë një trajtim financiar të ndryshëm (rroga e gjyqtarit rritet me 100%), kjo vetëm për faktin se një gjyqtar e kalon procesin e rivlerësimit më datë 1 janar 2019 apo më përpara dhe një gjyqtar tjetër në të njëjtën gjykatë e kalon pas pesë vitesh apo edhe më tepër.

A ka sens logjik dhe juridik që gjyqtarë të së njëjtës shkallë të kenë trajtim financiar krejtësisht të ndryshëm? Natyrisht që jo. Duke qenë së një gjyqtar jep të njëjtin shërbim ashtu si çdo gjyqtar tjetër, në të njëjtën shkallë gjykimi apo në të njëjtën gjykatë, duhet të trajtohet njëlloj në të gjitha të drejtat dhe garancitë ligjore dhe kushtetuese”, pretendojnë gjyqtarët.

   Pas depozitimit të padisë, kreut të Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, u shpreh se ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është antikushtetues dhe për këtë shkak duhet të pezullohet. “Cenohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve. Kushtetuta se lejon, ndërsa në ligj ndërpritet. Kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë në lartësinë e saj dhe të pezullojë ligjin”, tha Gerd Hoxha.

Shkeljet e pretenduara

Parimi i shtetit të së drejtës

Parimi i sigurisë juridike

Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Pavarësia e pushtetit gjyqësor

Statusi i gjyqtarëve

Parimi i palëvizshmërisë

E drejta për një proces të rregullt ligjor

E drejta për të mos u dënuar dy herë të për njëjtën fakt

Prezumimi i pafajësisë

Parimi i barazisë përpara ligjit

E drejta për të zgjedhur lirisht profesionin

Parimi i proporcionaliteti

/a.m.

Next Post
Liverpooli në janar do ta shesë Sakhon

Liverpooli në janar do ta shesë Sakhon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In