• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqtarët dhe funksionarët e shtetit duhet të kenë paga shumë më të larta

by Ervis Iljazaj
12/06/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale duke kritikuar faktin se gjyqtarët kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese pretendimin e tyre për rritjen e pagave. Në fakt Edi Rama nuk e kishte kritikën për kërkesën në vetvete por për faktin se kërkesa për rritje page nuk duhet të kalojë nëpërmjet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese por nëpërmjet vendimi të pushtetit ekzekutiv dhe parlamentit. Ndoshta ka të drejtë, por gjithsesi tashmë është Gjykata Kushtetuese që do të vendosë për këtë gjë.

Kur gjyqtarët kërkojnë rritje rroge është ndoshta një lajm i mirë. Ne duhet të shqetësohemi kur gjyqtarët nuk kanë ankesa për rrogën dhe jo kur kanë si në këtë rast. Gjyqtarët, por edhe të gjithë funksionarët e shtetit duke filluar nga punonjësit e administratës, deputetët apo ministra duhet të kenë paga shumë herë më të larta sesa i kanë.

Duhet t’i japim fund njëherë e mirë hipokrizisë se disa funksione duhen bërë për dinjitet apo për t’i shërbyer njerëzve. Sigurisht, të jesh gjyqtar apo funksionar shtetëror duhet të jetë një mision dhe një ndjenjë krenarie, por zhvillimi i një jetë dinjitoze për ata që kryejnë këto funksione dhe familjes së tyre është element kryesor për përmirësimin e këtyre shërbimeve.

Sot që flasim, kategori të tëra të funksioneve shtetërore kanë paga qesharake, edhe pse në kohët e fundit ka një rritje të tyre. Administrata Publike është mbushur në një pjesë të mirë të saj me njerëz të paaftë dhe partiakë sepse njerëzit e mirëarsimuar apo me dinjitet nuk duan që të punojnë aty, dhe një nga arsyet janë pagat e ulëta në krahasim me pretendimet që kanë njerëzit e mirëarsimuar.

Prandaj, gjyqtarët dhe të gjithë funksionarët publikë për të patur shërbime shtetërore efikase dhe të denja për një shtet demokratik që pretendon të integrohet në BE, kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë paga të larta.

E njëjta histori ndodhi me rritjen e pagave të deputetëve që para ndryshimit kishin paga qesharake dhe aspak dinjitoze. Kishte një histeri kolektive, a thua se problemi për deputetët janë pagat. Mirëpo në vend që ne të ankohemi për deputetë të cilët janë të paaftë, ankohemi se përse i rritet paga.

I gjithë diskutimi në këto raste bëhet me tona populiste dhe aspak racionale. Le të kuptohemi, drejtuesit e institucioneve, gjyqtarët, deputetët apo kryebashkiakët teorikisht kanë përgjegjësi më të mëdha në krahasim me profesionet e tjera, pasi kanë në dorë fatin e shumë njerëzve. Dhe patjetër që duhet të paguhen, madje me një pagë dinjitoze për jetën e tyre dhe familjes së tyre. Të merresh me politikë është një sakrificë e madhe, gjithmonë nëse e bënë siç duhet, në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetes. Nëse nisemi nga premisa se politikanët në Shqipëri bëjnë para në mënyra të tjera dhe s’kanë se për çfarë e duan rritjen e pagës, apo mendojmë për gjyqtarët në të njëjtën mënyrë , pikërisht ky është problemi. Sepse nuk e orientojmë diskutimin në drejtimin e duhur. Të gjitha energjitë duhet t’i fokusojmë në luftën ndaj korrupsionit, në përmirësimin e njerëzve që drejtojnë institucionet në Shqipëri. Është absurde fakti që pranojmë politikanë që i konsiderojmë si të korruptuar, por ama kur bëhet fjalë për rritjen e pagave të tyre nuk tolerojmë.

Mbi të gjitha, në politikë apo institucione ka njerëz me dinjitet, të cilët padyshim sot janë të nënpaguar në krahasim me homologët e tyre në vende të tjera. Duhet t’i japim fund hipokrizisë së deputetët, kryetarët e bashkive, gjyqtarët apo drejtues institucionesh të ndryshme nuk duhet të kenë paga të larta. Është mirë që politika dhe drejtësia shqiptare të financohet nga para të ligjshme dhe jo para nën dorë të padeklaruara.

Next Post
“Një natë parkimi, sa një natë në hotel”, kryebashkiaku i Vlorës: Abuzim! Kemi ngritur Task Force

“Makinat kushtonin shumë?!”, Dredha i kthehet Çuçit: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In