• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi që presim për trafikantin Sali

by Bajram Peçi
24/10/2023 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Në këtë historinë e trafikantit Sali janë të ngjeshura shumë ngjarje, më tepër nga ç’duhet për ta çuar Saliun në bangon e të akuzuarit për krimin e trafikut të drejtëpërdrejtë ose përmes influencës, por prokuroria na paska “qepur” vetëm njërën, atë të privatizimit të pronave të ushtrisë, ku shtrihej një nga klubet më të mëdha sportive, Partizanit.

Natyrisht që është shumë shqetësuese dhe sjell trishtim t’ju vënë nën akuzë për korrupsion, por edhe më trishtuese është t’ju cilësojnë trafikant! Kjo sepse me këtë emërtim quhen e njihen ata persona të botës së krimit që trafikojnë sende, mallra, qenje njerëzore, por sidomos helmin drogë. “Bamirësitë” në pushtet Saliu nuk i quan trafik, pjesërisht prej kulturës politike, por sidomos sepse ai i ka parë ato të ushtrohen normalisht të trashëguara prej periudhave të Perandorisë Otomane e deri tek paraardhësi në pushtet.

Nga maji i vitit 2021, kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Sali Berishën person nongrata për “Akte korrupsioni që minojnë demokracinë”, ish-kryeministri ka theksuar pareshtur se ai dhe familjarët e tij asnjëherë nuk kanë përfituar kurrë nga fonde dhe asete publike, si dhe nuk kanë qenë kurrë nën akuzë nga drejtësia shqiptare apo e ndonjë vendi tjetër; nuk ka asnjë provë, asnjë për be! Më tej Berisha i hakërrohet sekretarit të Departamentit të Shtetit, Antony Blinken që të bëjë publike çdo fakt e dokument që administrata e ShBA zotëron e disponon për të argumentuar korrupsionin. Të njëjtin qendrim mban edhe ndaj

ministrit të Jashtëm Britanik, që pak kohë më vonë e ka cilësuar si dhe SHBA, “Të padëshirueshëm”.
E gjithë kjo konsiderohet prej tij si gjueti politike kundërshtarësh. Mund të merret me mend se pas kësaj shantazhisti Sali nuk i njeh organet e sistemit të drejtësisë, gjykatë e prokurori. SPAK-un, si strukturë të posaçme të antikorrupsionit, e trajton si instrument të Edi Rames. Ai betohet se nuk do ta kalojë kurrë pragun e sallës ku duhet të dëshmojë se si mundi ta vërë gjithë shtetin në dispozicion të dhëndërrit? Me një fjalë, si t’ja bëjmë hallit me të tillë njerëz që nuk njohin pushtet tjetër përpos atij të vetes e fisit perrreth, janë si të thuash imunë?!

Hordhia e ndjeksve, deputetë, ish deputetë, ish ministra, ish shefa policie, dogane, tatimesh… të pasuruar prej tij, që jetojnë në mirëqenje prej bamirësit të madh Sali, të dhjamosur, me poste, me leje hidrocentralesh (leje që më pas shiteshin), me leje kioska universitete, me poste lakejsh, poste lolosh oborri, me fëmijet që po arsimohen në universitetet më të shtrenja franceze e britanike, janë në rrethanat kur idhulli i tyre rrezikohet. Ata, rreshtuar në mbrojtje, po hidhen degë më degë, jo për trafikimin e pushtetit, duke vënë gjithë aparatin shtetëror në shërbim të rregullimit të ca ligjeve që u bënë enkas për të favorizuar familjen e tij, por me procedurën nëse ky duhet shpallur i pandehur?

Të indinjuar, gjithë dihatje e turfullime, me zë të fortë si Muli apo me zë të ngjirur si NashoStrazët, afërmendsh, që duke mbrojtur moralin e pistë të shefit të tyre, që shfaq në çdo të ashtuquajtur ‘Konference shtypi”, me gazetarët e familjes, shpresojnë ta ndihmojnë të pastrojë baltën…Dhe kundërshtojnë, dhe kërcënojnë, dhe-ruajna zot-betohen se do rrëzojnë regjimin e Ramës me çdo mjet…hahaha, sa qesharak duken kur thonë se do rrëzojnë sistemin përmes zgjedhjeve të lira, të ardhurit në pushtet përmes votës!

Meqë ne jetojmë në një vend të lirë, atyre u lejohet të flasin lirisht, të bëjnë thirrje për protesta që bota si ka parë kurrë, i bëjnë thirrje rinisë që t’i mbështesin e të zgjedhin profesionin e tyre si karierë për një pasurim të shpejtë. Një gjë dihet me siguri, sepse është vërtetuar plotësisht, dhe kjo gjë është po ajo xhaketë e vjetër fshatari, që mbetet pas çdo proteste e pandryshuar! Ato që ndryshojnë janë kostumet dhe posaçërisht shamizat me ngjyra në xhepin e epërm të jashtëm të xhaketave fringo të ustallarëve populist, që ndërrohen pas çdo palë proteste.

E kush do të besonte se çelësi i vilës disa milionë eurosh në bllokun e udhëheqsave të rinj në Lalëz, sot do ndodheshin në sirtarin e zyrës se prokurorëve që kanë ushtruar sekuestron?! Mirëpo u bë realitet, ashtu siç shihet se Shqipëria po është gjithnjë e më shumë Europë, ku për një dukuri të tillë po jep ndihmesën e vet sistemi i reformuar i drejtësië. Popullit, jam i bindur se si prokuroria ashtu dhe gjykata, do i japin një gjyq shëmbullor, që do mbetet në historinë e juriprudencës si pikë referimi dhe leksion për studentët.

Është edhe dikush tjetër që nuk e kupton apo nuk do ta kuptojë seriozitetin e situatës, që ndonëse ska ndierë asnjë fare pëndese për ortakërinë e qelbësirave, në vënd që të heshti, bën gam-gam kundër ramaforma, siç i pëlqen ta quajë. Koha flet për Shqipërinë, kemi durim, do presim e do shohim se si do i paguajnë pislliqet në kurriz të pasurisë publike dhe popullit!

Next Post
Berisha ‘çan’ PD dhe ‘Rithemelimin’, zgjedh Topallin e ‘flak’ Kokalarin e Hajdarin

Topalli: Të mbrojmë Berishën, se kjo është betejë për të gjithë ne, jo vetëm për atë. Po kthehet komunizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com