• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjyqi për Presidentin Trump, sot vuloset votimi i rëndësishëm në Senatin Amerikan

by Java News
31/01/2020 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Senator republikan thotë se nuk ka nevojë të thërriten dëshmitarë në gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump, pasi demokratët kanë paraqitur tashmë akuzat e tyre dhe se shkeljet, megjithëse “të papërshtatshme”, nuk përbëjnë baza për shkarkim.

Senatori republikan Lamar Alexander u shpreh dje në një deklaratë se “nuk ka më nevojë për evidencë të mëtejshme për të provuar diçka që është e provuar se nuk arrin standartin e lartë të përcaktuar në kushtetutën amerikane për shkeljet që përbëjnë baza për shkarkim…. Kushtetuta nuk i jep Senatit fuqinë të heqë presidentin nga detyra dhe ta ndalojë të kandidojë në zgjedhjet e këtij viti, vetëm për shkak të disa veprimeve të papërshtatshme”.

Për të lejuar thirrjen e dëshmitarëve në gjyqin e Presidentit Trump, katër senatorë republikanë duhej t’iu bashkohen 47 senatorëve demokratë.

Por, nëse votimi është i barabartë, 50 me 50, atëherë Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, i cili drejton procesin gjyqësor, do të hedhë votën vendimtare. Megjithatë, duke qenë se kjo nuk ka ndodhur më parë, ekzistojnë aspekte të panjohura.

Një mundësi është që gjyqi të përmbyllet që të premten, me deklarimin jofajtor të Presidentit Trump për akuzat e abuzimit me pushtetin dhe pengim të Kongresit.

Nëse do të thirreshin dëshmitarë, si p.sh. ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, mund të zgjatej gjyqi edhe për një javë, ose më shumë.

NJË VOTIM PËRFUNDIMTAR NË SENAT?

Presidenti Trump u shpreh me tone kritike për gjyqin, gjatë një tubimi në Miçigan.

“Situatë shumë partiake, një turp, sinqerisht një turp për vendin tonë,” tha ai.

Senatorët i dhanë fund të enjten mbrëma seancës me pyetje-përgjigje që zgjati 16 orë. Pyetjet u drejtoheshin ligjvënësve-prokurorë të ekipit akuzues dhe ekipit mbrojtës, i cili paraqiti një argument që justifikonte veprimet e presidentit.

Sipas avokatëve mbrojtës, Presidenti u nis nga një përzierje e interesit personal dhe atij presidencial kur përdori ndihmën ndaj Ukrainës për hetime kundër rivalëve të brendshëm politikë – gjë që është quajtur e rrezikshme nga demokratët.

“Mbrojtësit e presidentit argumentuan se një President i Shteteve të Bashkuara mund të bëjë në thelb gjithçka që dëshiron për të siguruar rizgjedhjen, pavarësisht sa e korruptuar mund të jetë metoda që përdor, nëse beson se rizgjedhja e tij është në interesin kombëtar … Ky është më argumenti më absurd dhe më i rrezikshëm që mund të ngrihet”, tha ligjvënësi Adam Schiff.

Por faza e pyetje-përgjigjeve duket se ndryshoi pak mendime përpara votimit kryesor të së premtes për lejimin ose jo të dëshmitarëve në gjyq.

“Nuk është se po dalin shumë informacione të reja. Personalisht mendoj se pothuajse çdo senator nga secila anë e ka nxjerrë tashmë përfundimin e tij. Nëse mendoni se keni nevojë për më shumë pas gjithë kësaj, kjo do të ishte e vështirë të kuptohet,” thotë Mike Braun, senator republikan.

Garat e para për emërimet brenda partive për zgjedhjet presidenciale të 2020-s fillojnë javën e ardhshme dhe republikanët argumentojnë se thirrja e dëshmitarëve do ta zvarriste gjyqin duke shkaktuar një shpërqendrim.

“Ne nuk po bllokojmë dëshmitarët e askujt. Ne thjesht nuk duam të legjitimojmë veprimet e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kërkon ta na bëjë me faj që nuk thërrasim dëshmitarë,” thotë senatori republikan Linday Graham.

Por demokratët thonë se ky është një justifikim.

“Kolegëve të mi republikanë u thuhet nga udhëheqja e tyre, se nëse lejojnë ndonjë dëshmitar, kjo do të na mbërthente në Senat për muaj të tërë. Kjo nuk është e vërtetë. Është thjesht një përpjekje e tyre që të shuajnë interesin për një gjyq të vërtetë,” tha demokrati Chris Coons.

Ndërkohë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi paralajmëroi se pa dëshmitarë, gjyqi nuk mund të ketë legjitimitet.

“Shumica e amerikanëve duan të shohin dëshmitarë. Nëse presidenti lirohet nga akuzat pa asnjë dëshmitar, demokratët do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë duke thënë: shihni, ai mbetet i pashfajësuar, kjo është një farsë, sepse nuk mund të ketë gjyq pa dëshmitarë dhe dokumente”, thotë profesori Allan Lichtman i UNiversitetit Amerikan në Uashington.

Senati me shumicë republikane mund të veprojë shpejt të premten pas votimit për çështjen e dëshmitarëve dhe mund të shkojë në një votim përfundimtar për ta liruar menjëherë Presidentin Trump nga akuzat. /voa/

Next Post
“Ballkani pritet të preket nga i ftohti polar”, si parashikohet moti për muajin shkurt

“Ballkani pritet të preket nga i ftohti polar”, si parashikohet moti për muajin shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2 persona, i gjenden 250 gramë kokainë

Shpërndanin drogë në Komunën e Parisit, në pranga 2 persona, i gjenden 250 gramë kokainë

December 11, 2025
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

December 11, 2025
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

December 11, 2025
“Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit  nga përmbytjet do dëmshpërblehen

“PD keq në histori, tmerr në matematikë, skandal në qeveri dhe beter në opozitë”

December 11, 2025
Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

December 11, 2025
Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

December 11, 2025
“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

December 11, 2025
AfD mbështet ringjalljen nacionaliste në Evropë pas paralajmërimeve amerikane

AfD mbështet ringjalljen nacionaliste në Evropë pas paralajmërimeve amerikane

December 11, 2025
Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

December 11, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In