• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi në Hagë, nënkryetari i LDK: Do të ketë të tjerë politikanë që do përballen me akuza të rënda

by A R
07/04/2023 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një lidhjeje me Skype për Klan News, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka komentuar zhvillimet e fundit në Hagë, ku po gjykohen ish-drejtuesit e UÇK-së.

Sipas Hazirit, drejtësia për luftën në Kosovë është e vonuar, duke shtuar se beson në një luftë të pastër nga ana e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.

“Lufta çlirimtare ka qenë dhe ka ardhur si përpjekje e popullit të Kosovës për liri dhe duke marrë parasysh zhvillimet e 20 viteve të fundit, natyrisht Kosova ka dështuar në vendosjen e një drejtësie për të gjithë. Misioni ndërkombëtar i OKB-së provoi me vendos drejtësi, edhe ai europian u angazhua, por ne përfunduam në Dhomat e Specializuara.

Duhet të tregohemi të durueshëm sepse ka shumë debate dhe gjykohet UÇK për misionin e saj apo njerëzit që kanë udhëhequr strukturat. Po gjykohen ata në emër të drejtësisë, besoj shumë që ushtria e UÇK ka bërë një luftë të pastër. Jo rastësisht janë zgjedhur eksponentë kryesorë, sepse kemi të bëjmë me përfaqësues politikë. Kryesisht besoj se debati duhet të orientohet te drejtësia që po vonon në Kosovë, por do të vendoset në vitet e ardhshme.”

Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haziri i quan jashtëzakonisht të rënda.

“Janë akuza për krime kundër njerëzimit dhe kjo është serioze. Janë akuza jashtëzakonisht të rënda. Kemi një numër prej 113 veprimtarësh të LDK-së që janë pjesë e hetimeve, por nuk janë pjesë e mandatit. Përderisa nuk kemi prova apo informata më shumë, ne mbetemi në pritje të zbardhjes së plotë. Më është thënë disa herë që hetimet janë afër për raste te veçanta, ka dështuar dhe drejtësia ndërkombëtare, fatkeqësisht gjyqtarët i kanë pasur duart e lidhura për t’i çuar rastet deri në fund. Kemi miratuar legjislacion që i jep shumë autoritet prokurorëve, mos harroni që vetëm me një dëshmitar mund të dënohen raste të tilla. “

Nënkryetari i LDK-së ka lëshuar deklaratën e fortë duke theksuar se ky proces gjyqësor, përveç 4 ish-liderëve të UÇK-së do ballafaqojë me të shkuarën edhe persona të tjerë të dyshimtë.

“Ne i kemi pasur duart e lidhura karshi veprimeve konkrete për të dëshmuar krimet e Serbisë në Kosovë. Ka munguar një vullnet që në koordinim me partnerët ndërkombëtarë që Serbia herët ose vonë të përballet me masakrat që ka bërë dhe politikat gjenocidiale. Kjo qeveri në Kosovë ka dështuar në mënyrë absolute dhe gabimi më i madh ishte në Ohër kur Kosova mohon të kaluarën.

Ky proces politik ka me ballafaqu këta liderë e ndoshta dhe të tjerë me të kaluarën. Duhet provuar pastërtia e  roli i tyre në procese të mëdha në Kosovë dhe pastërtinë e organizatës që kanë përfaqësuar. Nuk duam në asnjë mënyrë të shohim organizatën të njollosur dhe shpresojmë që kjo Gjykatë nuk do ta lejojë. I gjithë procesi po bëhet që të mos i lënë në politikë, por do të varet nga verdikti dhe deri atëherë ka shumë për të parë, këta janë 4 të akuzuarit e parë sepse janë paralajmëruar dhe raste të tjera. Janë intervistuar si të dyshimtë dhe në rast se del një provë që ndërlidh emra të përveçëm, atëherë përkthehet me akt-akuzë.”

/a.r

Next Post
Tronditet shtëpia! Mbërrin Zarfi i Zi për përjashtimin e Efit dhe Luizit?

Tronditet shtëpia! Mbërrin Zarfi i Zi për përjashtimin e Efit dhe Luizit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In