• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi në Apel ndaj Emiljano Shullazit/ Bllokadë prej plot 23 seancash!

by Java News
11/11/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda u detyrua të shtyjë seancën e 23-të pas refuzimit të një avokateje kryesisht për të marrë përsipër mbrojtjen, ndërkohë që shtyu edhe afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Nga Edmond Hoxhaj

Seanca e së hënës ishte e 23-ta e shtyrë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë për gjobëvënie dhe shantazhe –një proces ky i bllokuar prej 21 janarit.

Shkaqet e shtyrjeve kanë pasur si motiv mungesën e avokatëve, njoftimin e tyre dhe në disa raste, mosplotësimin e trupës gjykuese.

Konkretisht, 13 seanca gjyqësore janë shtyrë për mungesë të mbrojtësve ligjorë; njëherë se këta të fundit janë larguar nga salla; dy herë për të njoftuar avokatët; pesë herë për mos plotësim të trupës gjykuese dhe të hënën, më 11 nëntor, për shkak se një avokate e caktuar kryesisht nuk pranoi të përfaqësonte të pandehurin Endrit Zela.

Gjatë seancës së të hënës, avokatja kryesisht Eralda Brahimasi i tha trupës gjykuese se nuk merrte përsipër mbrojtjen e të pandehurit Endrit Zela, pasi ishte gjobitur e përjashtuar më parë nga trupa gjykuese e Apelit për Krimet e Rënda.

I pyetur nga gjykata, prokurori Isa Jata e cilësoi të pabazuar në ligj pretendimin e avokates Brahimasi, por shtoi se nëse ajo nuk pranonte, atëherë seanca nuk mund të vazhdonte. Ai i kërkoi gjykatës që të mbajë qëndrim kundrejt avokates dhe të caktojë një tjetër kryesisht. Ndërkohë, i pandehuri Endrit Zela kërkoi që të mbrohej prej avokatit të zgjedhur prej tij dhe kontestoi praninë e gjyqtares Albana Boksi në proces.

“Pse nuk largoheni ju? Me ju nuk vazhdohet gjyqi,” iu drejtua Zela gjyqtares.

Avokati Denion Bogdani ngriti pretendime proceduriale dhe tha se kjo kishte të bënte me gjithë të bashkëpandehurit. “Është e kuptueshme se nuk mund të vazhdohet më tej për shkak të vendimeve të gjykatës. Çdo kërkesë e mbrojtjes është refuzuar. Përbërja e trupit gjykues është e dyshimtë,” tha ndër të tjera avokati Bogdani, duke e cilësuar si të drejtë qëndrimin e koleges Brahimasi. “Kam pretendim se gjykata nisi me mbrojtësit kryesisht sipas rendit afalbetik. Jemi tek (e-ja) pa kaluar tek (a-ja)”, tha Bogdani.

Kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Boksi i tërhoqi vëmendjen disa herë avokatit Bogdani që të mos diskutonte jashtë kërkesës. Por avokati Bodani vazhdoi më tej duke deklaruar se ishin publikuar në media regjistrime të kryera në sallën e gjyqit dhe sipas tij kjo gjë përbënte shkelje të rëndë penale.

Pasi i ndërpreu fjalën avokatit Bogdani, kryesuesja Albana Boksi sqaroi se nuk ishte pranuar kërkesa e të pandehurve Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi për përjashtimin e trupës gjykuese. Në këtë moment, i pandehuri Gilmando Dani pyeti anëtarin e trupës gjykuese, gjyqtarin Arben Vrioni nëse kishte kryer kallëzim penal ndaj tij. “A më ke bërë zotëri kallëzim penal? Po ose jo”, ju drejtua ai Vrionit.

Në këtë moment ndërhyri sërish kryesuesja Albana Boksi, e cila tha se trupa do të tërhiqej në dhomë këshillimi për t’u shprehur lidhur me ecurinë e gjykimit.

Gjykata vendosi ta vlerësojë si jo ligjor shkakun e paraqitur nga Brahimasi. “Kolegji vlerëson se qëndrimi i saj për mos mbrojtjen është në kundërshtim me detyrat e avokatit,” tha gjyqtarja Boksi. Ajo shtoi se këtë situatë do ta referonte pranë kryetarit të Dhomës së Avokatisë.

Kryesuesja Boksi shtoi se për shkak se seanca nuk do të vazhdonte si pasojë e qëndrimit të mbrojtjes, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për të pandehurit. Seanca e radhës u la për më datë 25 nëntor, ora 11:00.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen për shtrëngim për dhënie pasurie; shkatërrim të pronës me lëndë plasëse e kanosje. Në shkallë të parë, Shullazi është dënuar me 14 vjet burg, Gilmando Dani me 12 vjet, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazin me 9 vjet burg.

 

 

Next Post
Të metat e Metës kur flet për dorëheqjen

3 gjyqtaret e reja të Kushtetueses sërish “peng” tek Ilir Meta, nësë ai i bllokon do betohen para Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In