• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi ndaj Mark Frrokut, dëshmitë që favorizojnë ish-deputetin

by A R
28/07/2016 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës dëgjoi dje dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-­deputetit Mark Frroku, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, “pastrim parash”, “fshehje pasurie” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Dëshmitë e para kanë qenë në favor të ish­-deputetit. Dëshmitari i parë i parë ishte vëllai i Kristian Marinajt, të bashkëpandehurit të Frrokut për vrasjen në Belgjikë, i cili gjykohet në proces të veçuar në gjykatën e kryeqytetit. Dëshmitari Altin Marinaj rrëfeu takimin e zhvilluar mes anëtarëve të fisit të tij dhe Frrokut me familjarët e Aleksandër Kurtit, shqiptarit të vrarë në 1999, në Belgjikë, për vrasjen e të cilit akuzohet Frroku dhe Kristian Marinaj. Kjo mbledhje për llogari të së drejtës zakonore rezulton të jetë bërë në 7 dhjetor 2000, shkruan Panorama.

“Janë mbledhur burrat e fisit dhe kanë bërë be para familjarëve të Aleksandër Kurtit se asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit”, u shpreh dëshmitari.

Sipas tij, pas këtij momenti, mes familjes së tij dhe asaj të viktimës Kurti nuk kishte pasur asnjë problem. Dëshmitari i dytë në radhë, Ervin Canollari, iu përgjigj pyetjeve të palëve në lidhje me ortakërinë e tij me të pandehurin Frroku në një kompani bastesh. Dëshmitari Canollari sqaroi se ishte njohur me ish­deputetin në vitin 2006.

“Dy vjet më vonë, në vitin 2008, u krijua kompania e basteve, të cilën unë e bleva 10 milionë lekë 100 për qind të aksioneve”, tha dëshmitari. Ai rrëfeu se ishte bërë ortak me ish­-deputetin një vit më vonë, kur Frroku i kishte blerë 50 për qind të aksioneve për 5 milionë lekë. Dëshmitari tha se kishte hequr dorë nga kompania e basteve në vitin 2013, kur ia kishte shitur aksionet e tij një shtetasi izraelit. Dëshmitari sqaroi se gjatë administrimit të përbashkët të kompanisë, bilanci i saj vjetor ishte pozitiv./a.m.

Next Post

Serbia synon t’i kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë nga Mali i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com