Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë. Bëhet fjalë për procesin gjyqësor që Paloka ka me kryeministrin Rama. Ky i fundit e ka paditur deputetin e PD për shpifje.
Ndërkohë, mediat njoftojnë se Paloka do të paraqitet në Kushtetuese në orën 12:00 për të dorëzuar një kërkesë.