• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjyqi i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, pritet ‘mocion i përbashkët’ i mbrojtjes

by A R
09/06/2025 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po hyn në një fazë të re dhe të rëndësishme. Ekipet e mbrojtjes janë urdhëruar të paraqesin një mocion të përbashkët për rrëzimin e pikave të aktakuzës deri më 12 qershor 2025.

Ky mocion lidhet me kundërshtimet e mundshme për vazhdimin e procesit ose me kërkesa të tjera procedurale nga ana e mbrojtjes. Ndërkohë, Prokuroria e Specializuar (ZPS) duhet të dorëzojë përgjigjen e saj deri më 7 korrik 2025, një afat ky i shkurtuar nga vetë trupi gjykues. Fillimisht, afati për ZPS-në ishte 14 korriku.

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se rrëzimi i tërësishëm i aktakuzave do të ishte një epilog real dhe i dëshirueshëm i këtij procesi të stërzgjatur dhe me, sipas tij, “shkelje të shumta”. Megjithatë, ai pret që rrjedha e mëtejshme e gjyqit të bëhet më e qartë pas datës 14 korrikut, kur të jetë dorëzuar përgjigja e Prokurorisë dhe të merret një vendim nga trupi gjykues.

Bajraktari thekson se vendimi i trupit gjykues në korrik do të jetë “rrethanë determinuese” për ecurinë e mëtejshme të procesit. Ai shpreh shpresën se gjyqi në shkallën e parë do të përfundojë brenda këtij viti ose “më së largu” vitin e ardhshëm.

Kjo datë e fundit për dorëzimin e mocionit të mbrojtjes dhe përgjigjes së Prokurorisë shënon një moment kyç, pasi do të përcaktojë nëse aktakuzat do të vazhdojnë në formën aktuale, do të rrëzohen pjesërisht apo tërësisht, apo do të ketë ndryshime të tjera procedurale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbahen në paraburgim në Hagë prej 5 vjetësh.

Next Post
Lezha “e paralizuar” për orë të tëra, pamjet me dron tregojnë radhët kilometrike të automjeteve

Lezha “e paralizuar” për orë të tëra, pamjet me dron tregojnë radhët kilometrike të automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In