• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyqi i imamëve, Fadil Muslimani: Terroristët janë në shtet

by A R
26/01/2016 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“S’jemi ne terroristë, terroristët janë në shtet”. Kështu deklaroi sot nga salla e gjyqit Fadil Muslimani, një nga të arrestuarit për rekrutimin e shtetasve shqiptarë në Siri për të luftuar përkrah ISIS.

Në seancën e radhës të zhvilluar tek Krimet e Rënda ndaj 9 të pandehurve si ‘xhihadistë’, janë dëgjuar përgjimet e Imamit Genci Balla. Mësohet se në përgjimi, që rezulton të jetë provë e prokurorisë, imami i vetëshpallur dëgjohet duke ligjëruar.

HETIMI

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash, duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare, dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë, ata kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave dhe konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar mysliman. “Secili nga të pandehurit në këtë veprimtari ka pasur një rol të caktuar. Veprimtaria e të pandehurve ishte e organizuar në mënyrë të tillë disa nga të pandehurit dhe konkretisht i pandehuri Genci Balla dhe Bujar Hysa janë vetëshpallur si imamë dhe në drejtim të ndjekjes së riteve fetare kanë arritur të bindin masën e gjerë me predikimet e tyre”, thekson Prokuroria. Sipas akuzës, Genci Balla ushtronte veprimtarinë si imam në xhaminë e ndodhur tek Unaza e Re në Tiranë.

Ndërsa Bujar Hysa e ushtronte veprimtarinë e tij në xhaminë e ndodhur në Mëzez, Tiranë. Ata dhe xhamitë ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre si imamë nuk ishin të miratuar në mënyrë të rregullt si të tillë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Gjatë predikimeve të mbajtura, Genci Balla tejçonte te personat e pranishëm, sidomos në faljet e ditës së premte, bindje dhe ide të cilat u mbushnin mendjen personave që lufta që bëhej në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Allahut dhe secili mysliman i

devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë. Të njëjtën mënyrë ka përdorur edhe Bujar Hysa me predikimet e bëra prej tij, në xhaminë e Mëzezit apo dhe në xhami të tjera. I akuzuari Gerti Pashja ndodhej në Turqi dhe realizonte në të shumtën e rasteve pritjen e personave që ishin nisur nga Shqipëria për në drejtim të Sirisë, duke bërë shoqërimin e tyre deri në Siri. Në këtë veprimtari kanë ndikuar duke bashkëpunuar dhe të pandehurit Astrit Tola dhe Zeqir Imeri.

JA KUSH JANË 9 TË ARRESTUARIT DHE AKUZAT PËR TA

1.Genci Balla, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja

publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

2.Gert Pashja, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja

publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

3.Bujar Hysa, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

4.Orion Reçi, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

5.Verdi Morava Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

6.Zeqir Imeri, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal. ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

7.Astrit Tola, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

8.Edmond Balla, Duke e akuzuar për kryerjen e veprave penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal, ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.

  1. Fadil Muslimani, me veprime aktive të kryera prej tij, ka konsumuar elementet e figures se veprës penale të: Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. ‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Balkanweb

Next Post

Vendi ku dembelët paguhen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen! Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të ndodhte…

January 28, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Jo 33% banorë më pak më 2023, krahasuar me vitin 1990

January 28, 2026
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: I thashë të kalonte te Ministria e Jashtme, pranoi, pastaj më tha “kam përgjimet”…

January 28, 2026
Elisa e Çudirave

Miku im hebrè

January 28, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Genti Gazheli emërohet zv.ministër te Ministria e Mjedisit, zbardhet vendimi i qeverisë/ Ja kush do jetë në krye të Doganave

January 28, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Rama, balet diplomatik në tehun e briskut

January 28, 2026
Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

Besart Xhaferri flet për organizimin e protestës së radhës së opozitës: Zaptojmë Bulevardin, nuk e lëshojmë më!

January 28, 2026
Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

January 28, 2026
PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

PD e braktisur nga ambasadorët, Çejku: Edhe ministri i CDU-së nuk shkoi në seli (VIDEO)

January 28, 2026
Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In