• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi i fotografisë së gjyqeve, ATSH dhe Muzeu “Marubi” ekspozitë me dëshmi unike nëpërmjet 150 portreteve

by Java News
30/12/2023 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Musine Kokalari, Lef Nosi apo At Anton Harapi, janë vetëm disa nga emrat mes 150 profileve të cilët shfaqen në një ekspozitë sa të rrallë aq edhe të ndjeshme dhe ku secili prej tyre mbart një histori për të treguar dhe rrëfyer.

Ekspozita “Gjyqet” e hapur mbrëmjen e së premtes në Shkodër, u mundësua nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe vjen si një hulumtim nga kuratorët Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lek M. Gjeloshi.

Imazhet fotografike të arkivës së pasur të ATSH-së, i përkasin periudhës politike të viteve 1945-1961, kohë në të cilën regjimi i asaj kohe shfaqi qëndrimin e saj agresiv e kërcënues ndaj personave që kishin një qëndrim ndryshe.

E cilësuar si një gjyq i fotografisë së gjyqeve, me profile që flasin më shumë se një mijë fjalë, figura publike dhe njerëz të pafajshëm të cilët u cilësuan “armiq të popullit” dhe “kriminelë lufte”, ekspozita nxjerr në pah dhe mundohet të flasë jo vetëm për historikun e një periudhe të caktuar, me gjyqe speciale që nuk vërtetoi asnjë krim, por dënoi, pushkatoi dhe burgosi qindra persona, por dëshmon edhe peshën e fotografisë në atë periudhë.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni u shpreh se arkivi i ATSH-së në të vërtetë është një ndër arkivët më të mëdhenj të Shqipërisë.

“Hulumtimi i këtij arkivi na ka marrë një kohë relativisht të gjatë. Thuajse 6 muaj kemi punuar për të hulumtuar imazhet të cilat të shkrepura në një kontekst të caktuar kohor përbën edhe boshtin kryesor të propagandës së asaj kohe”, tha ai.

Referuar këtij hulumtimi në arkivën e ATSH-së, Bedeni tha se “ndaluam në atë që ka marrë edhe titullin kjo ekspozita e cila është titulli i një prej albumeve që disponon vetë arkivi, i ATSH-së, “Gjyqi”, album në të cilin ndodhen një sërë gjyqesh”.

“Dhe kjo ekspozitë nuk duhet të shikohet si një ngjarje ngushtësisht dhe domosdoshmërisht e lidhur me memorien, por me këndvështrimin e imazhit në momente të caktuara kohore dhe nëse këto imazhe në vitet ‘40 apo deri në vitit ‘90 ku dhe janë publikuar, kanë pasur një tjetër vështrim dhe sot ato kanë një tjetër. Ekspozita ka edhe aspektin kinematografik pasi disa nga imazhet e publikuara janë procese të cilat janë zhvilluara në disa kinema të vendit”, nënvizoi Bedeni.

Ai shtoi se në secilin prej mureve është vendosur emri i kinemasë ku janë zhvilluar disa prej proceseve më të njohura gjatë diktaturës.

Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa vuri në dukje rëndësinë që mbart arkiva e këtij institucioni të vetëm mediatik zyrtar e cila ofron dëshmi unike të së shkuarës.

Ajo u shpreh se arkivat tregojnë historinë e një kombi dhe rrisin ndjenjën tonë të identitetit dhe të kuptuarit të kulturës, shoqërisë dhe mbi të gjitha, të veprimeve njerëzore.

“Arkivat janë dëshmitarë të së shkuarës. Ato ofrojnë prova, shpjegime, duke hedhur dritë për çfarë ka ndodhur. Pikërisht këtë dritë mëton të sjellë kjo ekspozitë, e cila përmes seancave të gjata e të pamëshirshme të gjyqeve na ofron atë që kuratorët e kane cilësuar si “një gjyq të fotografisë së gjyqeve””, u shpreh ajo

Zhupa nënvizoi se “është bërë një punë e gjatë kërkimore në arkivin e ATSH-se, duke u qëmtuar çdo foto e dëshmi të periudhës politike 1945 – 1961”.

Ajo solli në vëmendje vlerën e jashtëzakonshme që mbart arkiva e ATSH-së dhe përpjekjet për ta sjellë atë sa më pranë publikut.

“Kjo ekspozite është e një rëndësie të veçantë për ne, pasi përmes saj publiku do të njohë çfarë e bën kaq unike arkivën tonë në të cilën gjen rrënjët e së mirës dhe së keqes”, tha drejtoresha e ATSH-së.

Zhupa vuri në dukje se “si agjencia më e vjetër e lajmeve në Shqipëri, arkivi i ATSH ka mbi 250 mijë foto që datojnë nga themelimi i saj, në vitin 1920, një kohë kur e quanin “Pallati i Lajmeve”. Të mos harrojmë që aktiviteti i saj mediatik artikulohej ndjeshëm edhe përmes shërbimeve fotografike, të cilat pasqyronin veprimtaritë e ndryshme që zhvilloheshin kudo në vend. ATSH posedon gjithashtu mijëra buletine në kopje fizike që prej vitit 1945, të aksesueshme edhe për publikun”.

“Arkivat janë regjistrime unike, të njëkohshme dhe nëse humbin nuk mundet të zëvendësohen. Vetëm nëpërmjet identifikimit të duhur, kujdesit dhe aksesit, arkivat mund të vihen plotësisht në dobi të shoqërisë. E nëse menaxhohen si duhet, ato mbeten mjetet me të cilat një vend mund të kuptojë se kush, kur, ku, dhe si e kaluara i ka lënë vendin të së tashmes”, përfundoi drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa.

Kuratori i ekspozitës Zef Paci tha se “duke qenë të joshur të prej cilësisë së fotografisë si një gjurmë dëshmitare që na bjen drita te terrina prej një kohe të caktuar, dhe duke dashur me besu si një kujtesë të paanshëm, u zhytëm në tiparet e njerëzore”.

“Në këto gjyqe, këto njerëz luanin jetën dhe vdekjen e tyre, por ajo që na bënte përshtypje këto njerëz me gjestikulacionet e tyre nga e njëjta pikëpamje, nuk pozojnë, por mundohen me rezistu, me u mbrojt. Vendi ku realizohet është një vend i fiksionit, në kinema”, tha ai.

Paci tha se këto foto bardh e zi janë formati i marrë nga arkiva e ATSH-së pa u ndryshuar dhe sot po këto imazhe shfaqen.

“Gjithë këto gjestikulacione ndodhin brenda të njëjtit kontekst, ku gjenden elemente arkitektonike të kinemave ku luhet ky spektakël ankthi”, përfundoi kuratori Paci.

Ekspozita elaboron disa nga momentet më kryesore të gjyqeve të gjata speciale të regjimit diktatorial, si ajo në Kinema “Kosova” në Tiranë ku u dha dënimi pa vërtetuar asnjë krim për 54 persona duke dënuar 17 vetë me pushkatim, 8 vetë me burgim të përjetshëm, 10 vetë me 30 vjet burg, 3 vetë me 20 vjet burg, 5 prej tyre me 5 vjet burg, 2 persona me 3 vjet burg dhe 3 vetë me 2 vjet burg. Nga ky gjyq, vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.

Ndërsa procesi gjyqësor  ndaj ish-regjentëve At Anton Harapi e Lef Nosi dhe ish-kryeministrit Maliq Bushati u zhvillua në Kinema Kosova në Tiranë dhe vendimi u dha më 14 shkurt 1946. U gjykuan në një shkallë nga Gjykata e Lartë Ushtarake dhe prokurori kërkoi dënimin e tyre me vdekje.

Në Kinema “Rozafat” në Shkodër u zhvillua procesi kundër 39 të pandehurve të organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe u gjykua nga Këshilli Gjyqësor Ushtarak i Qarkut Shkodër. Mes të arrestuarve që më pas u dënuan me pushkatim, ishin edhe intelektualët dhe klerikët katolikë mes tyre At Giovanni Fausti, At Danjel Dajani dhe At Gjon Shllaku.

Në Kinema “Nacional” në Tiranë u zhvillua në 1946 procesi kundër opozitës së rreshtuar në Koalicionin Demokratik  kundër 37 të pandehurve.

Në vitin 1947 në Kinema “Nacional” në Tiranë u zhvillua procesi i njohur si “Gjyqi i deputetëve”, Përveç deputetëve të zgjedhur të Legjislacionit të Parë, u dënuan dhe u ekzekutuan edhe persona të tjerë që u përfshinë në këtë gjyq.

Ndërsa në Kinema “Tomorri” në Tiranë, u mbajt në vitin 1961 procesi kundër 10 të pandehurve të “grupit çam” ku u vendos dënim me vdekje.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 24 mars 2024.

/f.s

Next Post
“Berisha është delirant”, Ngjela: Mendoi se do të bënte revolucion, kjo është ëndërr

"Berisha është delirant", Ngjela: Mendoi se do të bënte revolucion, kjo është ëndërr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Saimitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In