• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjyqi i Berishës në Londër, zbulohet çfarë thanë avokatët. Ende mister kush paguan faturën e mbrojtjes

by Java News
21/03/2024 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të tretën ditë të përballjes të paprecedentë në gjykatën londineze, të Sali Berishës me qeverinë angleze, avokatët e ish-kryeministrit kanë paraqitur argumentet kundërshtues për shpalljen e tij, person non grata në Britaninë e Madhe.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha SIAC ((Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) se me vendimin e saj ish sekretaria e shtetit Priti Patel ka shkelur ligjin dhe se akuzat që çuan në shpalljen e ish kryeministrit shqiptarë Non Grata, janë serioze dhe haptazi të pa vërteta.

Më tej Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha gjyqtarëve të SIAC, se sekretarja e shtetit dështoi të marrë në konsideratë faktin se zoti Berisha nuk është në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk ka se si të jetë i prirur  të forcojë apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Një tjetër argument i paraqitur prej mbrojtjes është se kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në parlament shpalljen Non Nograta të Berishës  nga Britania e Madhe, përpara se Priti Patel të shpallte vendimin. Kjo përballje e para e këtij lloji mes një ish kryeministri dhe një qeverie perëndimore, ka një kosto financiare,  aq më tepër që ekipi mbrojtës i zotit Berisha është ndër më të mirët në  Britaninë e Madhe.

Por a është zoti Berisha apo dikush tjetër që paguan shpenzimet e kësaj beteje gjyqësore në Londër?

Për këtë Top Channel pyeti kompaninë avokatore Zaiwalla & Co dhe është në pritje të një përgjigje. Megjithatë avokatë në Londër me të cilët është konsultuar Top Channel pohojnë se juristë të kalibrit të  Fergus Randolph KC, i cili po përfaqëson Sali Berishën në këtë proces, paguhen mbi 950 stërlina plus TVSH për një orë punë, pra rreth mbi 1 milion lekë për një orë pune.

Ndërkohë nëse marrim në konsideratë reputacionin dhe çështjet e trajtuara në të shkuarën, një avokat i kompanisë Zaiwalla & Co  tarifon deri në 650 stërlina për një orë pune./tch/m.j

Next Post
“Të ftoj për një gotë verë, je wow”, sipërmarrësja ndan historinë e saj të ngacmimit seksual

"Të ftoj për një gotë verë, je wow”, sipërmarrësja ndan historinë e saj të ngacmimit seksual

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Ku eshte misteri ktu per pagesen e shterejte te ktije gjyqi ne Londer,pse pake para ka monstra e vicidolit.Ky djalle i vertete le te japin para sa te dojne mendoje se ne GB gjykata jane ato qe japin secilit ate qe meriton.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In