• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjyqi i cakton paraburgim deputetëve të VV, Albin Kurtit, Kadajt dhe Haxhiut

by Java News
23/11/2017 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, ndaj katër deputetëve të VV’së, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Kjo pasi Kurti, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu nuk u paraqiten në gjykatë. Trupi gjykues ka urdhëruar arrestimin e tre të akuzuarve pasi të njëjtit janë kërkuar para seance në shtëpitë e tyre nga Policia, por nuk janë gjetur.

Deputetet Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu sërish nuk janë paraqitur në Gjykatë Themelore të Prishtinës, të mërkurën, për gjykim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Dy deputetët e VV’së Kurti e Kadaj-Bujupi janë kërkuar në shtëpitë e tyre, pasi trupi gjykues qysh në seancën e kaluar ka urdhëruar sjelljen e tyre me Polici në gjykatë, pasi as atëherë nuk ishin paraqitur.

Por të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e tyre të banimit. Kështu ka bërë të ditur gjyqtari Beqir Kalludra, derisa anuloi seancën e të mërkurës deri në një afat të pacaktuar.Kalludra urdhëroi edhe arrestimin e deputetëve të akuzuar Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi, dhe gjithashtu të Albulena Haxhiut.

Madje u caktoi ndaj tyre edhe paraburgim. “Të akuzuarit kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e kanë arsyetuar” , ka thënë gjyqtari në fillim të seancës.

“Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me dhunë nga Policia e Kosovës, dhe sipas informatave të këtyre stacioneve, të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit.

Meqenëse se të njëjtit nuk iu janë përgjigjur këtyre ftesave, trupi gjykues merr aktvendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi që të lëshoi urdhëresë për ndalim/arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit, dhe gjithashtu të njëjtëve do tu përcaktohet paraburgimi”, ka dhënë njoftimin për urdhërimin e arrestimit dhe paraburgosjes së të akuzuarve.

Në seancën në të cilën erdhi vetëm Faton Topalli si i akuzuar, nuk u paraqitën as dy deputetët e PDK’së Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra, të thirrura si palë të dëmtuara në këtë rast, përgatiti Zëri (b.an)

 

Next Post
PD thirrje: Parti Enver; Veliaj: Jeni gjithmonë gati për budallalleqe

PD thirrje: Parti Enver; Veliaj: Jeni gjithmonë gati për budallalleqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In