• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi i amerikanes në Tiranë/ Prokuroria: Birësonte fëmijë për të fituar para dhe më pas i rrihte me rrip

by Java News
05/09/2017 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Grace Bailey-Kay, që dy muaj më parë keqtrajtoi me rrip fëmijët e saj është marrë e pandehur për akuzën e “Keqtrajtimit të miturve”. Në ditët në vijim Andrea Grace Bailey –Kay do përballet me togat e zeza të gjykatës së Tiranës,lidhur me dhunimin e dy fëmijëve që ajo kishte birësuar në Amerikë.

Në dosjen e prokurorisë së Tiranës, thuhet se fëmijët Tadgh Magnus Bailey-Kay dhe Tavish Taog Bailey Kayme, janë larguar nga banesa e tyre për të mos u kthyer disa ditë. Shkak i kësaj largese është bërë dhunimi i vazhdueshëm që i ka bërë birësuesja e tyre.

Gjatë hetimit është zbuluar se e pandehura ka birësuar fëmijët jo për ti mbajtur dhe edukuar ata, por për të fituar para nga shteti i New Mexico SHBA. Një fakt i tillë tronditës del nga një e-mail që i ka dërguar shtetasi amerikan Gregory Johnson policisë së Tiranës.

Ky i fundit njoftonte policinë e Tiranës se”… pesë fëmijëve adoptues, i jepte ushqime të neveritshme që nuk ishin të përshtatshme as për qentë. Andrea ka adoptuar pesë fëmijët për para, pasi merr mbështetjen e fëmijëve nga shteti i Neë Mexico, SHBA. Kur u largua nga SHBA ajo la borxhe…”.

Ikja nga shtëpia
Në datën 30 maj 2017, rreth orës 15:30 janë larguar nga banesa e tyre në rrugën “3 Vëllezërit Kondi” dy fëmijët e mituar quajtur Tadgh Magnus Bailey-Kay dhe Tavish Taog Bailey Kayme. Për këtë fakt kishte bërë kallëzim nëna e tyre birësuese, shtetasja amerikane Andrea Grace Bailey-Kay.

Që nga ky moment këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim nga policia. Të dy shtetasit e larguar janë të mitur dhe pasi është kontrolluar i gjithë territori, në datën 4 qershor 2017, rreth orës 23:40 këta dy shtetas janë gjetur nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 1 Tiranë. Pasi janë pyetur, ata kanë deklaruar se janë larguar nga banesa, pasi nuk kishin marrëdhënie të mira me nënën e tyre Andrea.

Djali i madh me emrin Tadgh ka deklaruar se është larguar edhe herë të tjera nga banesa për shkak të ketyre marrëdhënieve jo të mira, pasi ajo nuk e kupton, nuk e beson dhe mendon se Tadgh nuk e do.

Rrahja me rrip e përplasja në tokë
Në Shqipëri ata kanë ardhur ne muajin Shtator të vitit 2016, ku kanë jetuar në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”. Rreth dy javë më parë, djali i vogël pretendon se është kapur nga koka nga nëna e tij Andrea dhe është përplasur ne tokë, ndërsa dy ditë para se të largoheshin Tadgh dhe Tavish kanë marrë disa ushqime pa lejën e nënës së tyre dhe nëna e tyre e ka marrë vesh dhe sipas tyre, ata janë rrahur prej saj me rrip brezi në pjesët e kofshëve.

Për këtë fakt menjëherë në datën 5 qershor 2017 është bërë një këqyrje e jashtme e tyre, e shoqëruar edhe me fotografi.

Gjithashtu, të dy shtetasit e mitur u dërguar edhe për egzaminim mjekoligjor. Nga këqyrja fizike e të miturit Tavish rezultoi se ai kishte shenja të dukshme, ku në kofshën e këmbës së djathtë në pjesën e jashtme të saj, në lartësine 15 cm nga gjuri vërehet një njollë ngjyrë mavi në blu, si dëmtim i shkaktuar nga mjete të forta me përmasat 13 cm me 17 cm, duke i rrethuar këtë pjesë kofshe.

Birësoi fëmijët për të fituar para
Duke ardhur në dijeni të kësaj çështje, në adresë të policisë Tiranë në datën 9 qershor 2017 është dërguar një informacion nga shtetasi amerikan Gregory Johnson banues në Arizona SHBA, për të pandehuren Andrea Grace Bailey-Kay, ku thuhet se Raena dhe familja e saj kanë jetuar me këtë shtetas për dy muaj në Kaliforni, SHBA në vitin 2014 dhe Raena ishte shumë abuzive ndaj pesë fëmijëve të adoptuar që ajo kishte.

Atë e kanë parë duke qenë fizikisht abuzive, si dhe jashtëzakonisht mendërisht abuzive ndaj pesë fëmijëve adoptues, pasi e kanë parë që i jepte fëmijëve ushqime të neveritshme që nuk ishin të përshtatshme as për qentë. Raena ka adoptuar pesë fëmijët për para, pasi merr mbështetjen e fëmijëve nga shteti i New Mexico, SHBA. Kur u largua nga SHBA ajo la borxhe.  Ndërkohë, e pandehura nuk ka dhënë asnje shpjegim në lidhje me shtetasin amerikan Gregory Johnson dhe faktet e përmendura në emailin e tij, përvec atë të njohjes dhe qëndrimit tek ky shtetas në vitin 2014.

Bëni vlerësimim psiqik të dy fëmijëve
E pandehura Andrea Grace Bailey-Kay, pasi është pyetur paraprakisht për këto fakte, nuk i ka pranuar ato dhe që fëmijët kanë dëmtime, sipas saj e ka marrë vesh në datën 5 qershor 2017, kur ata kanë shkuar në shtëpi, ndërsa demtimet mund të jenë shkaktuar gjatë kohës që fëmijët kanë qenë të larguar nga banesa.

Të njëjtave pretendime, ajo u ka qëndruar edhe gjatë pyetjes së saj, si e pandehur, ndërkohë që ka pranuar njohjen dhe qëndrimin tek shtetasi Gregory Johnson në Korrik të vitit 2014. Gjithashtu, e pandehura ka ngritur pretendimet në lidhje me vlerësimin psikologjik të fëmijëve, pyetjeve shtesë që duhet ti beheshin ekspertit mjekoligjor në raport me sendin me të cilin është kryer dëmtimi.

Po kështu, ajo ka pretenduar pyetjen e fëmijëve te tjerë të saj, si dhe bërjen e një akti mjekoligjor nga mjek me njohuri të posaçme në neurolgji për të vlerësuar shëndetin mendor të fëmijëve.

Për sa i përket këtyre pretendimeve, ato janë sqaruar edhe me anë të një memorje të veçantë, ndërkohë që eksperti mjekoligjor ishte pyetur për sa pretendohet. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
A priten rrebeshe shiu? Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme dhe ku parashikohet të ketë shira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In