• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekskluzive/ Gjyqësori e Prokuroria duket se janë ende nën pushtetin e Berishës

by Zef Brozi
15/05/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi

Ekskluzive për JAVANEWS/ Një gjyqësor e prokurori e korruptuar as mund ta kenë dhe as e duan pavarësinë nga politika dhe pushtetet e tjerë, sepse duke i shërbyer politikës ata bëhen edhe të pandëshkueshëm, edhe të pasur në rrugë të paligjshshme, edhe shpërblehen në poste më të larta e me privilegje të tjera për veten dhe familjarët e tyre.  Vetëm gjyqtarë e prokurorë të ndershëm e kurajozë mund të marrin vendime të pandikuar nga presioni i politikës, pushteteve të tjerë, palëve të interesuara a kujtdoqoftë. Shumica e politikanëve shqiptare jo vetëm që nuk e kanë dashur një gjyqësor e prokurori të pavarur, por i kanë bërë ata gardianë apo edhe bashkëpunëtorë të bindur të korrupsionit dhe krimeve të pushtetarëve e politikanëve të cdo kohe.  Prandaj  korrupsion dhe krimi i ish-pushtetarëve a pushtetarëve e politikanëve të rangjeve të larta mbetet i pandëshkuar.

Reforma në drejtësi që po përgatitet të miratohet sëshpejti është hapi i parë më serioz në këto 25 vitet e fundit që shpresohet të hedhë bazat e një sistemi gjyqësor e prokurorie të pavarur nga politika dhe pushtetet e tjerë, por të varur dhe të përgjegjshëm para ligjeve dhe Kushtetutës.

Për fat të keq në Shqipëri ka mëse 25 vjet që as mund të flitet për pavarësi të gjykatave a prokurorive. Sot këto institucione me sa duket janë të pavaruara nga Qeveria dhe Parlamenti, por mbeten shërbëtorë të bindur të disa ish pushtetarëve dhe politikanëve.

Sikurse dihet, tentativat për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur në Shqipëri gjatë viteve 1993-1995 u shtypën me dhunë dhe egërsi të pashoqe të pushtetit kriminal të presidentit të asaj kohe që ka mëse dy dekada që mban peng Shqipërinë, drejtësinë dhe politikën shqiptare.  Dhunim e kërcënim i pavarësisë së gjykatave ishte ajo qe ish-president Saliu bëri në vitin 1994 kur më thirri në zyrën e tij për të më kërkuar llogari apo kërcënuar mua si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit pse trupi gjykues i kryesuar nga unë u dha pafajësi dy gazetarëve të gazetës kurajoze “Koha Jonë”. Ishte ai moment kur unë, në detyrën fisnike si drejtues i Gjyqësorit, duke mospranuar që të bëhesha vegël e Presidentit dhe politikës, vec të tjerash, i thashë Presidentit se jap dorëheqjen që tani.  Ishte Saliu president që rrethonte me polici, SHIK-as dhe bandat e tij kriminale Gjykatën e Kasacionit, që mbushte sallen e gjyqit me SHIK-as për të kërcënuar dhunshëm gjyqtarët e cështjes së pesë minoritarëve dhe sabotuar gjykimin e disa cështje të tjera ku Ai kishte interes.  SHIKU i Gazededes dhe Berisha ndërsa ndihmonin dhe bënin marrëveshje me elementët terroristë të ardhur në Shqipëri nga vende aq të largëta, kishin shpallur armik dhe përndiqnin natë e ditë Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit vëtëm sepse ai nuk pranoi të bëhej vegël e tyre. Ishte pushteti i korruptuar dhe inkriminuar deri në palcë i Saliut që kundër gjyqësorit përdori intrigat, terrorin shtetëror ndaj gjyqtarëve, pezullimin e buxhetit të Gjykatës së Kasacionit, arrestimin e disa punonjësve të saj, shpifjet, mashtrimet ndaj institucioneve Europiane dhe Amerikane, blerjen dhe joshjen e disa gjyqtarëve dhe gjithcka tjetër i shpikte mendja e tij aq pjellore në djallëzi e ligësi.

E thënë shkurt, terrori, kërcënimet dhe persekutimi që pushteti i duarve të pista e të përgjakura të presidentit në vitet 1994-1995 ndaj gjyqësorit as që mund të krahasohen me gjendjen e gjyqësorit shqiptar të viteve 1996-2016, edhe pse gjyqësori e prokuroria vazhdojnë të jenë më së shumti vegla në duart e Saliut. Kur dëgjoj në  Parlament apo nëpër intervistat e shumta Saliun që ligjëron duke u shtirur si mbrojtës i pavarësisë së gjykatave (sa mirë do ishte që ai të jetë vërtetë i tillë), kuptohet edhe më shumë se sa e thellë, sa e fuqishme e sa MISTERIOZE është PANDËSHKUESHMËRIA dhe PAPREKSHMËRIA e ish Presidentit dhe ish-kryeministrit që lau me gjak disa herë Shqipërinë dhe që sot po bën gjithcka mundet të sabotojë Reformën në Drejtësi.

Washington DC, 15 maj 2016

Next Post

Sarandë, policia djeg rreth 10 mijë rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
Financial Times: BE përgatitet për bisedime ‘të mundshme’ me Putinin

Financial Times: BE përgatitet për bisedime ‘të mundshme’ me Putinin

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In