• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjyq për monumentin e Skënderbeut: Pse u përdor në pasaporta pa leje

by
03/09/2015 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej vitit 1968, kur monumenti i heroit kombëtar, Skënderbeu, u vendos në qendër të Tiranës, imazhet e kësaj vepre të kthyer në simbol kanë qenë shoqëruese jo vetëm të ndryshimeve të kryeqytetit, por edhe të dhjetëra fotove që shumëkush mund të ketë shkrepur aty.

Por, përdorimi i imazhit të këtij monumenti në pasaportën biometrike pa marrë lejen e trashëgimtarëve të skulptorit të popullit Odhise Paskali, ka hapur siparin për një proces të rrallë në Gjykatën Civile.

Vajza e skulptorit, Floriana Paskali, kërkon dëmshpërblim nga shteti shqiptar me kërkesë-padinë kundër Ministrisë së Brendshme, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Financave. Sipas paditëses, që përfaqësohet në gjykim nga avokati Thimio Kondi, riprodhimi i kësaj vepre është kryer në formën e grafikës në pasaportat e reja biometrike që u janë shitur shtetasve shqiptarë, ndërkohë që është shkelur ligji për të drejtën e autorit.

“Kjo vepër artistike është riprodhuar në pasaportat biometrike. Nuk është marrë leja e trashëgimtarëve dhe kanë të drejtë tashmë të përfitojnë dëmshpërblimin përkatës, pasi e drejta e autorit mbrohet deri në 70 vjet pas vdekjes. E drejta e autorit mbrohet me ligj”, shpjegon avokati.

Ja ku është abuzuar me ligjin sipas qëndrimit të paditësve: “Ligji e përcakton qartë ku lejohet dhe ku jo përdorimi i një vepre artistike. Nëse bën një foto dhe e vendos në ambient personal, nuk ka problem. Por, nëse nga kjo foto nxjerr fitime, kemi shkelje të së drejtës së autorit. Në këto raste, duhet leja e autorit apo trashëgimtarëve”.

Në seancën e zhvilluar nga gjyqtarja e çështjes Brunilda Kadi, ju la kohë palës së tretë, Avokaturës së Shtetit, të jetë e pranishme./Top Channel/

Next Post

10 huqet e ndyra të shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com