• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjylja shpërtheu!

by Namir Lapardhaja
22/10/2023 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Është e papranueshme në pikëpamjen njerëzore dhe etike të gëzohesh kur tjetri është në vështirësi.

Por për dy vite me radhë Sali Berisha, familja e tij, një çetë sejmenësh me lidhje krahinore, tarafi, interesi ekonomik klientelist dhe lidhje të tjera të nëndheshme, kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta penguar drejtësinë për t’u afruar te oborri i tyre familjar që me paturpësi dhe ligësi ekstreme e quajnë Parti Demokratike.

Kanë harxhuar mund dhe djersë për të shkatërruar PD-në dhe opozitën; miliona euro për të blerë njerëz, kohë mediatike, gazetarë, analistë dhe media, duke porositur sulme gënjeshtare dhe duke krijuar një realitet imagjinar se fitorja ishte afër, se ishin më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë; kanë shantazhuar kolegë dhe u kanë bërë presion të tjerëve për t’iu bashkuar ‘kauzës së tyre të drejtë’, por, në fund, gjylja u shpërtheu te këmbët.
Kjo që ndodhi është sigurisht një lajm i mirë për Shqipërinë, për drejtësinë, për opozitën. Ishte ngjarje e paralajmëruar që duhej të kishte ndodhur më herët. Nuk mund të kushtëzohet fati i vogël personal privat me fatin e stërmadh të qindra mijra votuesve.

Për të shpëtuar nga pleshti edhe mund ta djegësh jorganin, por halli është se bashkë me jorganin djeg edhe veten.

Nuk kanë mundur ta frikësojnë SPAK-un edhe përkundrejt ‘bashkimit’ me ‘opozitarë’ të llojit të Bardhit dhe Salianjit, të cilëve, tashmë, do t’u duhet që, për të dhënë ‘prova besnikërie’, të sulmojnë nga frëngjitë e bunkerit buzë Lanës imperializmin anglo-amerikan dhe bashkëpunëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë.

Hetimi i nisur nga SPAK për dhëndrin e familjes dhe për vetë Berishën, nuk i jep mundësi Berishës të shqiptojë famëkeqen sentencë të tij: “Më nxirrni një provë dhe unë do të largohem”.

SPAK-u i nxori provat. Tani është shumë vonë për t’u larguar nga arena e turpit.

Sali Berisha e nisi duke ulëritur rroftë e bukura e dheut dhe e shndërroi në pocaqinë e dheut.

E filloi me rrena, e vazhdoi me zjarr, flakë e kulla, dhe po e mbyll pa parti, pa vulë, pa pasaportë.

Ai mund të jetë në ‘të drejtën’ e tij për t’u mbrojtur nga rrufetë e drejtësisë, mirëpo personalja duhet ndarë nga kolektivja, penalja nga politika, përndryshe është, si ka qenë dhe do jetë, i pabesueshëm.

Nuk mund të mbahen peng PD-ja dhe opozita, demokratët dhe shqiptarët, për t’u bërë mburojë e një njeriu apo familjeje të vetme, ciladoqoftë ajo.

Është koha që opozita të gjejë energji dhe guxim për të kuruar plagët nga lufta ‘vëllavrësëse’ provokuar dhe ushqyer nga Sali Berisha për interesa materiale, familjare dhe klanore me mendësi komuniste.

Next Post
“Edhe mua më kërkuan që të firmos”/ Dëshmia e komandatit të FA: Ja çfarë më tha ministri i Mbrojtjes! Zbardhet shkresa drejtuar Berishës

“Edhe mua më kërkuan që të firmos”/ Dëshmia e komandatit të FA: Ja çfarë më tha ministri i Mbrojtjes! Zbardhet shkresa drejtuar Berishës

Comments 2

  1. Kombinati says:
    2 years ago

    Te lumte dora dhe mendja
    Shkruan shume bukur je realist

    Reply
  2. Armand Babi says:
    2 years ago

    Sali Berisha eshte njeriu i Amerikes (agjent i Amerikes)ne 1991 pasi beri mareveshje te fsheht Amerika me Ramiz Aline qe Shqiperia te kalonte nen kontrollin Amerikan,Amerika vuri ne pushtet PD me ne krye Berishen,Berisha zbatoi urdherat e Amerikes ne fillim prishen te gjitha fabrikat qe kishte ndertusr Kina pastaj e kishte radhen carmatosja e Shqiperise u demontuan 1200 tanke 800 topa 500 raketa tok ajer dhe armet kimike dhe Shqiperia u be nje shtet pa ushtri pa fabrika pa bujqesi.tani Amerika pasi na carmatosi na thote do beni si them une ju Shqiptaret do vazhdoni te jeni pa ushtri pa fabrika pa bujqesi emigrant puntore te thjeshte skllever ne qofte se nuk pranoni i jap okejin Serbise te futet me ushtri tju beje gjemen se ju duke mos patur ushtri nuk mund te reagoni do ta humbisni luften.EDHE BERISHA TE FUTET NE BURG EDHE MAREDHENIET ME AMERIKEN TE PGISHEN,TE BEJME ALEANCE ME SHTET TJETER

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

Zgjedhjet parlamentare në Hungari/ Qytetarët presin në radhë, dalin masivisht në votime! Pjesëmarrje rekord

April 12, 2026
Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In