• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjylja e madhe plasi…..

by Artur Ajazi
23/11/2021 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Pas takimeve, buzëqeshjeve, romuzeve, shakave, aleancave, afrimeve dhe largimeve,  dhe shumë gjërave të tjera, paskan qenë fshehur skandale politikanësh. Foltorja, duket se nxorri nga “sënduku” xhevahire të cilat edhe pse i ka deklaruar nën përgjegjësinë e tij Ilir Meta, ato duhen besuar.Paska patur takime sekrete, lutje, përgjërime, pastaj shtyrje date për zgjedhjet. Paska patur zhvillime të paimagjinueshme për kurreshtjen e shqiptarëve, veçanarisht të demokratëve, të cilët edhe pse nuk kanë besuar kurrë tek morali politikës, nuk kishin për ta menduar se, kryetari  “zemërluan” i opozitës i qenka ulur në gjunjë Metës, duke ju lutur “aman shty zgjedhjet se më gjeti belaja”. Ilir Meta tha se “në ditët në vijim, do të nxjerr fakte të tjera mbi kreun e opozitës aktuale”. Kjo e bën edhe më skandaloze situatën në të cilën gjendet jo vetëm Basha, por edhe një pjesë e mirë e politikës 30 vjeçare të tranzicionit. “Gjylja e madhe plasi”. Ilir Meta nuk ka çfarë të humbë pas gjithë asaj morie akuzash,që dëgjoi publikisht nga “i trimëruari” Basha.Ndoshta tani, është momenti të dalin mbi tavolinë gjithë bëmat  dhe allishverishet e krerëve të një opozite, e cila kurrë nuk ka qenë e sinqertë me mbështetësit e saj. Bojkoti Parlamentit, djegia e mandateve, mosfutja në zgjedhje, pabesia ndaj amerikanëve  dhe europianëve, kur ata rekomandonin të kundërtën për Bashën,çoroditja e partisë nga mungesa e programit, transparencës, bashkëpunimit, dhe ribashkimit të atyre që i dolën kundër, janë disa prej  arsyeve pse Basha nuk duhet të vazhdojë të jetë më kryetar i Partisë Demokratike. Akuzat dhe deklaratat e Metës, janë pritur “ftohtë” nga selia e Bashës, duke u mjaftuar vetëm me një status në rrjetet sociale “demokratët i njohin bëmat e tij”. Asgjë nuk u sqarua mbi “përgjërimin, uljen në gjunjë, lutjet dhe lotët e Lulzimit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve”.Asgjë nuk u tha mbi  vërtetësinë ose pavërtetësinë e atyre që deklaroi Meta, por thjesht heshtën. Lulzim Basha ka shumë për ti thënë demokratëve, ka shumë për ti thënë edhe shqiptarëve, dhe gabon kur fshihet, kur hesht, dhe kur bën hasha, ato që kanë ndodhur për interesin e tij, dhe jo të opozitës. Logjika e tij e brishtë, mjaftohet tek “vula e partisë”, kurse vizioni i tij ndalet vetëm tek karrigia e kryetarit. Një njeri që i thotë vehtes “politikan” dhe vepron sikur të ishte çun lagje edhe me të ardhmen e partisë, natyrisht nuk është asgjë. Nga sot e tutje, Basha duhet të përballet me Metën “sy nër sy”, dhe të sqarojë partinë, duke nisur nga kryesia dhe Kuvendi Kombëtar dhe duke përfunduar tek baza e saj, mbi të gjithë  veprimet antistatutore që ka kryer përgjatë kësaj periudhe.Nuk mund të fshihet pas Gazit dhe Gridës, një njeri që ka mbi “kurriz” damkën e mashtruesit dhe hipokritit, edhe kur akuzohet dhe bëhet fjalë për shkelje dhe përdhosje  flagrante  të Statutit të Partisë Demokratike. Duke e trajtuar si pronë partinë, ai veçse po shpejton largimin  nga posti i kryetarit me votën e shumicës, ndërsa “ndjesa dhe sqarimi” mbi çdo gjë ka ndodhur, është detyrim moral e tij para çdo demokrati.

Next Post
E kritikuan se hoqi kaçurrelat! Si e fshehu sëmundjen Hueyda: Nëse do të kisha një shkop magjik…

E kritikuan se hoqi kaçurrelat! Si e fshehu sëmundjen Hueyda: Nëse do të kisha një shkop magjik...

Comments 1

  1. leka says:
    5 years ago

    Vetem ai nuk skuqet per bemat e tij

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In