• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

“Gjylameti shtyn Isufin me një energji bërthamore të pazakontë”- Kronika satirike e Gjekmarkajt: Në mbretërinë e Babos jemi të gjithë si në bahçen e Pejgamberit! Ermua fërkon duart, Nallbati u ngjit si tarzan…

by A M
12/11/2023 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e vonuar për fundin e Botes!

Kronika ka rënë në çoroditje. Ajo nuk di si ti vërtisë ngjarjet e shumta. Personazhet galantë që e rrethojnë shfaqen gjithnjë e më trazues.

Gjylameti  shtyn Isufin me një energji bërthamore të pazakonte. Blerina i thotë  “i vogli shtrin viganin” por Cufja duke hapur rrugë me kanun në dorë ja kthen “i shtypuri tiranin”.

Unë i fshehur në oden e grave e të fëmijëve  kur burrat janë në luftë, dal e shtrihem barkas për të kaluar nën këmbë gardistesh. Krahet me lodhen, gjunjët më vriten, goja më thahet.

Kosta i Gramozit dhe Lindites sebashku me këshilltarin tim Dorin trim me  hedhin një litar nga ana tjeter . Ata me terheqin që në zyrë të futem. Fytyra e Kostaqit ngjan me një  pemë të djegur nga rrufeja.

Po i ngre e mira  peshë mermerit, po ju plas Zoti sytë, po  ju plas. Në mbretërinë e Babos  jemi të gjithë si në bahçen e Pejgamberit more jeziter. Po çi doni more laneter jo komisione jo reforma zgjedhore, i di Babo ato punë. Mos ja thyeni zemren teksa pikellimi i skalitej si fjalët e Perendisë në pllakat e gurta.

Dash Sula i murretyer , i sapo dalë nga baladat , me pluhurin e moteve mbi supe,  më  kraharorin që i dridhet vikat turp turp turp. Zeri i tij si duhi fershellen mbi lisat e atdheut.  Ai ndeshet me Nikun si Muji me Halilin në lugje të verdha. Shamia e ashikut i bie në tokë dikujt i thyhet zemra.

Danja, Cufja dhe Canja bllokojnë dyert, Ben Pellumbi çjerr faqet nga marazi. Laerti kesaj herë qan vetë. Sheh anash askush nuk po i mbledh lotet e tij.

Etilda  një psheretimë leshon tek aty pari kalon. Një pandehmë me ngjyra ylberi e ndjek nga pas.

Ermua fërkon  duart. Urrejtja është fryma e shënjtë që e udheheq. Gjuha e drunjtë kënga e saj e preferuar.

Komandantet vinë. Beteja ndizet. Kryezevendes Lideri në ballë u prin. Si Selam Musai gunen per mbi hedh mbi tela e si luan kapercen mbi bedena.

Lideri në perspektivë Gaz mjekerrziu me zemerim të gjithë desh i perpiu. Supin u vuri kangjellave dhe treqind gardistë u planden per dhe në këmbë asnjë nuk mbet per be.

Bledion Nallbati u ngjit si tarzan, pas tij ay pader Salianj ku këmbet vertiti si jatagan.

U ngjit i fundit për tu mbrojtur krahet Kryezevendes Lideri Muli. Pastaj në dritare Doktori doli e siç di ai foli. Bekoi si Papa njerzinë dhe të uruarit ndien paqen e begatinë.

E enjta erdhi e zezë siç pritej. Bekimet e Pader Salianjit mungonin.

Sajme Korreshi me doren e shendoshë si Osja agzotit i dha flakë barotit. Dhurata Çupi i fshinte djerset. Kryezevendes Lideri Muli, Lideri në perspektivë Gazi dhe Albana u panë në sy nga kabina e regjisë. E meritoi besimin që i dhamë trimi i Lushnjes thanë njëzëri. Sajmja me modesti qendroi edhe kur Ina po e filmonte, edhe kur Doktori me krenari e shikonte.

Elda Hoti u bë flaka e maleve, Nora e dytë. Tymi mjegulloi edhe shikimin e kalter të vetë Margeritit. Bota dukej pa sy si e tillë e verbert.

Tao kruspullohej si një kercu pas zjarrit të madh. Zaptiet e tij po çoroditen. Bledi Çuçi herë pas here shihte mjekrren e vet dhe gezohej që ënde flakë nuk i kishte marrë. Lindita kollitej , Eduart Ndreca nga dhimbja drobitej. Mimi di Puccini  ngjante me Nënë Pashakon. Etjen edepsesi me Dalanin.

Shalsi i qeshte vetes gjithë kohes në shënjë respekti. Braçja hungerontë që Babos llaf ti shkonte.

Xhafa pasi është thirrur nga Babo ndihet më rilindas dhe më pak intelektual i pavarur.

Çyrbja pret ti thotë shkrepe o bekim dhe lemon tyten e maliherit nën shikimin e qashtër të Eni Xakes.

Jorida vajton për nismat e saj që shkuan e vanë dhe në terr lanë dynjanë. Me keputet shpirti për trazimet e saj të çdo stine. Ah Jorush i gjorë revolucioni na la pa gojë.

Dikush po ankohej  se fryma po i merrej por Elisa e qortoi  e i tha besimi tek Babo është kundragazi ynë, te biem

shahit me emrin e tij në gojë. Tezja  e degjoi dhe ënderronte  të zalisej dhe ti njihej si sakrificë. Qendresen e saj Termeti ta shtintë në isopolifoni.

Ogerta ja kapi xanxën dhe filloi të shkruante tekstin “ Tezja jonë shkëmb graniti e zë dushmanin per fyti eeee ! Luftoi pa ju dridhur qerpiku eeee ,  Tym të madh leshoi armiku eeee, aty mbet dhe kurrë nuk iku eeeee”. Ulsiu kumbonte dua një pushkë dua një pushkë. Nikua u kishte hequr shulat.

Djali i mirë Klosi u llafos perseri pas fjalimit zulmëmadh të Fierit per organizaten bazë dhe punen. Ato ishin mendime pa zë kesaj here pat llaf  pa mendime qerratai !Tani e tutje duhet të mesohemi me keto alternime. Damua duhet të marrë shenime dhe Ditmari të shkrehet në lexime. Po Majkua? Ai pret si gjithmonë që fati ti bjerë në peqi si kungulli nga trau. Toni duhet ta kuptojë fati ekziston nuk varet nga të luturat.Dikush e ka pa e kerkur tjetri e kerkon e si vjen. Ja psh unë do doja të isha njeri i aksionit e fundja ç’jam? Një i frikur që nga  skutat sheh historinë ti kalojë nën hundë dhe rreket ti shkepuse asaj ndonjë gjë që njerzise t’ja shesë si punë!

/a.d

Next Post
Punimet për ndërtimin e urës në Kukur, Rama: Iu shërben afro 1600 banorëve

Punimet për ndërtimin e urës në Kukur, Rama: Iu shërben afro 1600 banorëve

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Cfar satire e thelle ,si gjithmone ! Je fantastik ku askush nga deputetet sta kalon i lum miku

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In