• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjylameti: Nuk është momenti i duhur për ndryshime në qeveri, presidenti i ri figurë larg politikës

by A R
08/04/2022 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e ftuar dje në studio televizive, ka folur për Kongresin e Partisë Socialiste dhe diskutimet që do të përfshihen në këtë Kongres. Gjylameti foli për të gjitha temat e nxehta të momentit që përfshijnë zgjedhjen e Presidentit, ndryshimet në Qeveri, aferën e inceneratorëve apo legalizimin e kanabisit. Në lidhje me ndryshimet e përfolura në Qeveri, deputetja tha se kjo është kompetencë e Ramës, por nuk mendon se është momenti i duhur për ta bërë.

“Është një kompetencë e kryeministrit e kryetarit të partisë për të pasur skuadrën e tij. Nuk mendoj që është një moment për ndryshime në qeveri, unë besoj se edhe në këtë vit në duhet të jemi në lartësinë e detyrë për t’ju përgjigjur qytetarëve shqiptarë”, tha ajo.

Sa i përket çështjes më të diskutuar në ditën e djeshme, legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, Gjylameti iu shmang dhe tha se është një proces që nuk e dinte se kur do të ndodhë.

“Është një proces dhe nuk e di kur do të ndodhë. Kongresi në pjesën e parë ka panelet e hapura ku të gjithë kanë mundësi të trajtojnë shqetësimet e tyre dhe është një mundësi shumë e mirë për të qenë të pranishëm. Nëse duhet të kishim ndryshime në kuadër të krizë në Ukrainë, theksoj se duhet të jemi të kujdesshëm në informacionet e transmetuara”, deklaroi Gjylameti.

E pyetur për zgjedhjen e presidentit të ri, deputetja theksoi se kreu i ri i shtetit nuk duhet të jetë afër politikës, dhe do konsultohen me opozitën zyrtare për zgjedhjen e tij.

“Mendoj që nuk do të duhet të jetë kaq afër politikës. Do të konsultohemi me opozitën zyrtare. Ka ardhur momenti që palët të zbresin nga llogoret politike dhe të bëhen bashkë për interesa kombëtare” u shpreh ligjvënësja për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ndërsa sa i përket arrestimeve për aferën e inceneratorëve, Blerina Gjylameti tha se Partia Socialiste nuk është mburojë për personat që shkelin ligjin, dhe kush e shkel atë, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

/a.r

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Këshillimi Kombëtar, anketim pa vlerë statistikore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com