• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjylameti nismë ligjore për rivlerësimin e banesave, dyqaneve, trojeve në masën 3%, deri më 31 qershor 2025

by A R
14/05/2024 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti ka depozituar në Kuvend një nismë ligjore lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të individëve.

Kjo nismë parashikon që tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi të jetë 3 për qind e bazës së tatueshme.

Efektet e projektligjit të propozuar, nëse miratohet, shtrihen deri më 31 qershor 2025.

Pasuritë që i nënshtrohen rivlerësimit janë kryesisht banesat, njësitë tregtare apo industriale, trojet apo godinat e shërbimit, magazinimit etj.

Që nga koha e programit të fundit të rivlerësimit të fundit, vlerat e pasurive kanë ndryshuar. Shumë prona janë përmirësuar, disa janë amortizuar, ashtu sikurse edhe vlera e lagjeve apo zonave ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Për të qenë në koherencë me ritmin e zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme, një rivlerësim i të gjitha pronave korrigjon pabarazitë, kështu çdo taksapagues paguan taksën e duhur për pronën e tij.

Çfarë është rivlerësimi?

Rivlerësimi është një instrument ligjor dhe fiskal, që ka për qëllim përcaktimin e vlerës së pasurive të paluajtshme, në përputhje me treguesit e tregut të pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi siguron që të gjithë pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, bazuar në vlerën e vërtetë të tregut të pasurisë së tyre.

Për kryerjen e procesit të rivlerësimit merren në analizë parametra si çmimi i shitblerjes, kostoja e ndërtimit, të ardhurat që realizon prona, si dhe amortizimi i saj apo shpenzimet korente, lidhur me mirëmbajtjen.

Qëllimi i një rivlerësimi është që të sjellë të gjitha pronat sa më afër vlerës së tyre të vërtetë të tregut. Vlerat e pasurive ndryshojnë me ritme të ndryshme në varësi të mjaft faktorëve si lloji i pasurisë, vendndodhja apo zhvillimi urban i zonës.

Njëkohësisht, kjo i shërben edhe tregut të shitblerjes së banesave sepse duke rivlerësuar pasuritë e tyre, qytetarët kanë mundësi të paguajnë më pak tatim fitimi nga transferimi i pasurisë së paluajtshme, pasi ky tatim aplikohet gjithmonë në vlerën që rezulton nga diferenca midis çmimit te blerjes dhe atij të shitjes.

Çfarë përmban projektligji?

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët

Në projektligj parashikohet që të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 qershor 2025 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.

Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës .

Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.

“Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin: a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi; b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.”, thuhet në projektligj.

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.

“Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin: a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi; b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.”, theksohet në projektligj.

Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3 për qind e bazës së tatueshme.

“Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në 2 fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.”, detajohet në nismën e deputetes Gjylameti.

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në proces regjistrimi

Objekt i këtij ligji është edhe rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme për personat juridikë

Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.

Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur, të licencuar për vlerësimin e pasurisë.

Diferenca ndërmjet vlerës që rezulton nga rivlerësimi, me vlerën kontabël të pasurisë, reflektohet në pasqyrat financiare të vitit 2024.

“Personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 3 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi,” theksohet në projektligj.

Dokumentet që nevojiten:

1. Kopje të dokumenteve të pronësisë

  • Certifikatë pronësie (e domosdoshme)
  • Kartela (nëse e disponon)
  • Harta treguese (nëse e disponon)
  • Planimetri  (nëse e disponon)

2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të pronarit.

Shembull rivlerësimi hipotetik:

Çmimi i pronës tuaj është 4.000.000 lekë. Bëni rivlerësimin dhe çmimi i vlerës së tregut, që nxjerr eksperti i licensuar për vlerësimin e pasurisë së patundshme është 8.000.000 lekë. Tatimi që paguani për regjistrimin në Kadastër të këtij rivlerësimi është 3% e diferencës: 8.000.000-4.000.000 x 3% = 1.200.000 lekë. Me ligjin e ri, rivlerësimi do ishte: 8.000.000–4.000.000 × 15% = 600.000 lekë, që i kurseni. Pas këtij rivlerësimi, prona juaj e ka vlerën e tregut të momentit kur është bërë 12.000.000 lekë. Në rast se kjo pasuri do të shitet sërish nga Pronari, tatimi që paguhet është 15% e diferencës së çmimit të shitjes me çmimin e vlerësuar që ka prona.

/a.r

Next Post
“Do ta paguajnë”, Franca në alarm pas vrasjes së dy agjentëve të policisë

“Do ta paguajnë”, Franca në alarm pas vrasjes së dy agjentëve të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

May 27, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

Kurban Bajrami, Presidenti Begaj uron nga Meka besimtarët myslimanë

May 27, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqipërisë rekord prej 123 milionë eurosh nga rritja e çmimit të arit në 2025

May 27, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Izraeli bën masakër në jug të Libanit, mbi 30 të vrarë! Marrëveshja SHBA-Iran në “agoni”

May 27, 2026
Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

Shqiptarët, ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës në Europë, Kosova rekord

May 27, 2026
180-vjetori i vdekjes së poetit rilindas, Rama: Shqipëria 2030 do të jetë “Viti Europian i Naimit”

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme”, Rama uron Kurban Bajramin, publikon pamje nga spektakli i fishekzjarreve pranë Namazgjasë

May 27, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

May 27, 2026
Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

Sërish kontrolle, policia zbulon celular të fshehur në çorape në Burgun e Fushë Krujës

May 27, 2026
Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

Festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin Namazin tek “Dëshmorët e Kombit”

May 27, 2026
E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In