Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçit. Ata do të përballen në gjyq për akuzën e “korrupsionit”.
Në të njëjtën seancë gjyqtarja paraprake pranoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Sipas SPAK, në cilësinë e kryebashkiakut, Gjici ka përfituar nga Kaçi përfitimin e parregullt, në formën e favorit seksual kundrejt premtimit për ta ndihmuar në një projekt për mbrojtjen e qenve, që ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.
/a.r